Çaji pija më e shëndetshme

Mjekësi alternative

Çaji pija më e shëndetshme

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

Deri më sot çaji është pija më e shëndetshme që ekziston. Jo vetëm ndihmon në marrjen e lëngjeve të humbura dhe ndihmon në hidratimin e organzimit, fal ujit që përmban, por ndihmon dhe në marrjen e substancave të shëndetshme për njeriun që mbrojnë nga sëmundjeve kardiake dhe disa formave kancerogjene.

Të paktën ky është konluzioni i një studimi të kryer nga shkencëtarët e  “Kings College” të Londrës, që kanë publikuar një artikull në “Journal of Clinica Nutrition”.

Sipas tyre tre-katër filxhan çaj në ditë e ulin në mënyrë drastike propabilitetin për të pësuar infart. Jo vetëm kaq. Çaji ka efekte antioksidante fal polifenoleve dhe përbën një barrierë natyrale ndaj problemeve të kariesit dhe mikrobeve që dëmtojnë mishrat e dhëmbëve. Ndërkohë, studime të shumta kanë treguar se konsumi i rregullt i çajit lidhet me parandalimin e disa formave kancerogjene.

Gjithsesi duket se çaji ka dhe kundra indikime. Personat që vuajnë nga anemia nuk duhet ta pinë çajin gjatë vakteve, sepse duket se kjo pije pengon përthithjen e hekurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat