Kujdes me ushqimet në mikrovalë

Mjekësi alternative

Kujdes me ushqimet në mikrovalë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Foto Ilustrim

Mikrovala mund të jetë mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ngrohjen e ushqimeve pas një dite të gjatë në punë, por ekspertët paralajmërojnë se këto ushqime të gatuara në mikrovalë mund të kenë pasoja në shëndet.

“Daily Mail” ka kontaktuar disa ekspertë të ushqimit për të mësuar se çfarë i shkaktojnë saktësisht trupit ushqimet e gatuara në mikrovalë.

Eksperti Rick Hay shpjegon se nga kontejnerët plastikë që përdorim zakonisht për të ngrohur ushqimin në mikrovalë mund të çlirohen toksina. Këto toksina kalojnë në ushqim dhe me anë të tij direkt në trup.

Ato ushtrojnë presion tek sistemi tretës dhe ai imunitar dhe mund të kenë pasoja tek fertiliteti, balancimi i hormoneve, tensioni i gjakut, shëndeti kardiovaskular, gjendja shpirtërore dhe dëshira për marrëdhënie seksuale.

Rick shpjegon gjithashtu ekspozimin e vazhdueshëm ndaj rrezatimit të lëshuar nga mikrovala.

“Kjo mund të ketë efekte tek gjumi, përqendrimi dhe nivelet e energjisë”, shton ai.

Ekspertët rekomandojnë që nëse nuk e shmangni dot mikrovalën, së paku ngrohini ushqimet aty me një enë xhami ose porcelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat