Për çdo orë që rrini ulur rrezikoni diabetin

Mjekësi alternative

Për çdo orë që rrini ulur rrezikoni diabetin

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Nëse keni shpenzuar gjithë ditën ulur në tavolinën tuaj keni më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen e diabetit. Ekspertët kanë zbuluar se dikush që shpenzon një kohë të gjatë joaktive çdo ditë, ka më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin e tipit 2 .

Madje duhet të dini se edhe duke bërë stërvitje intensive nuk do të zvogëlojë ndikimin e të qëndruarit  ulur për periudha të gjata.

Në një studim të kryer tek 2.500 njerëz, shkencëtarët holandezë llogaritën se çdo orë e kaluar në një pozicion ulur rrit rrezikun e tipit dy të diabetit. Ekspertët kanë zbuluar se edhe duke bërë stërvitje intensive nuk do të zvogëlojë ndikimin që ka në shëndetin tonë qëndrimi ulur

Rezultatet treguan se ata me tipin dy të diabetit ishin më pak aktivë, duke shpenzuar mesataruisht një kohë shtesë prej 26 minutash ulur çdo ditë.

Edhe kur studiuesit morën modele stërvitje në konsideratë, njerëzit që kishin periudha të gjata të pasivitetit ishin ende shumë më shumë gjasa të bëheshin diabetik.

Para ajo që duhet tqë bëni është që të kombinoni lëvizjen me kohën e qëndrimit ulur, duke mos e lejuar veten të qëndroni për orë të tëra ulur në një pozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat