Mos i lidhni fëmijët, mund të ketë pasoja në të ardhmen

Mjekësi alternative

Mos i lidhni fëmijët, mund të ketë pasoja në të ardhmen

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Mjekët australianë kanë paralajmëruar prindërit e fëmijëve të porsalindur lidhur me pasojat që mund të ketë lidhja dhe mbështjellja me pelena. Praktika e lidhjes së bebes, shumë e ndjekur edhe në Shqipëri, mund të çojë edhe në nevojën për operacion në zonën e legenit.

Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’u qetësuar atyre dhimbjet e barkut dhe për t’i ndihmuar të flenë, madje shihet edhe si një mënyrë për të parandaluar vdekjen e papritur të tyre.

“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, thonë ata.

Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, thonë mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat