Cilat janë simptomat e para të menopauzës, si të kujdesemi

Mjekësi alternative

Cilat janë simptomat e para të menopauzës, si të kujdesemi

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Të gjitha përgjigjet për shqetësimet më të shpeshta

Menopauza është fundi i periudhës së menstruacioneve dhe fertilitetit dhe është një fazë natyrale në jetën e gruas. Pasi të keni arritur menopauzën, vezoret tuaja do të prodhojnë shumë më pak hormone femërore (estrogjen) dhe progesteron dhe nuk do të jeni më në gjendje që të mbeteni shtatzënë.  Një fazë kalimtare, e njohur si “perimenopauzë”, mund të fillojë disa vite para menopauzës, gjatë së cilës gratë kanë një rënie të pjellorisë dhe nivele të luhatshme të hormoneve. Shumë nga simptomat që lidhen me menopauzën, të tilla si afshet ose ndryshimet e humorit, janë shkaktuar nga këto nivele të luhatshme hormonale. Postmenopauza i referohet kohës pas menopauzës dhe zgjat përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës tuaj.

Kur ndodh menopauza?
Menopauza zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeçare–mesatarja është mosha 51. Megjithatë, ajo mund të ndodhë më herët ose më vonë–çdo grua është e ndryshme. Nëse jeni një duhanpirëse, ju mund të përjetoni fazën e menopauzës 2 vite më parë sesa jo-duhanpirëset. Gjithashtu, ekzistojnë disa gjendje të caktuara mjekësore dhe trajtime që mund të shkaktojnë menopauzën premature (menopauza përpara moshës 40 vjeçare) ose menopauzën e hershme (menopauza ndërmjet moshës 40 dhe 45 vjeçare).

Shkaqet e menopauzës premature dhe të hershme janë:
•    Trajtimet e kancerit siç është kemioterapia dhe radioterapia;
•    Dështimet prematurë të vezoreve; dhe
•    Kirurgjitë që përfshijnë heqjen e vezoreve. (Heqja e mitrës nënkupton mos praninë e periodave).

A është e mundur për të ngelur shtatzënë gjatë fazës perimenopauzale?
Ndërkohë që shanset për të mbetur shtatzënë gjatë fazës menopauzale janë të ulëta, jo rrallë ndodh që të jetë e mundur. Derisa të arrini fazën e menopauzës ju duhet të përdorni kontraceptivë (kontrolluesin e lindjeve).
Nëse keni përdorur kontraceptivë oral, ju duhet të flisni me mjekun tuaj, nëse përdorimi i tyre është akoma i përshtatshëm, pasi ato mund të jenë të lidhura me rreziqe të shëndetit kur merren gjatë viteve të periudhës postmenopauzale. Ndonjëherë nuk mund ta kuptoni që keni arritur fazën e menopauzës pasi pilulat maskojnë simptomat. Konsideroni lënien e pilulave nëse jeni më tepër se 50 vjeç.
Mbani mend që edhe pse jeni në fazën e menopauzës apo edhe pse e keni kaluar atë, është akoma e mundur për të marrë sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Nëse keni një partner të ri, konsideroni përdorimin e prezervativëve për të mbrojtur veten.

A më duhet që të vazhdoj të bëj Pap Testet edhe pas menopauzës?
Është e rëndësishme për gratë që nuk kanë bërë ndonjëherë seks që të vazhdojnë të bëjnë rregullisht Pap testet (njëherë në çdo dy vjet) pas menopauzës, veçanërisht kur rreziku i kancerit të qafës së mitrës rritet me moshën. Pap Testet zakonisht rekomandohen deri në moshën 70 vjeçare. Pas kësaj, nuk do të keni më nevojë për Pap Teste.

Cilat janë disa nga simptomat e zakonshme që janë të lidhura me menopauzën?
Një ndryshim në perioda është i lidhur me çrregullime ose me gjakrrjedhje të lehtë ose të rëndë dhe është një ndër indikatorët më kryesorë që tregon se po shkoni drejt fazës së menopauzës. Simptomat e tjera të zakonshme, janë afshet, çrregullimet e gjumit dhe tharja vaginale.
Tharja vaginale mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati gjatë marrëdhënies seksuale, ashtu sikundër të rrisë rrezikun e zhvillimit të infeksioneve bakteriale. Një krem estrogjen ose tablet mund të përdoret për trajtimin e tharjes vaginale. Mbajtja e një jete aktive seksuale gjithashtu mund të ndihmojë në lidhje me parehatinë vaginale sepse ajo ndihmon për të ruajtur elasticitetin e murit vaginal.
Simptomat urinare, duke përfshirë problemet e kontrollit të fshikëzës, ndjenjën e djegies gjatë urinimit dhe rritjen e rrezikut të infeksioneve të traktit urinar, janë gjithashtu të zakonshme. Ushtrimet e zonës së pelvikut mund të ndihmojnë në problemet me kontrollin e fshikëzës.
Disa gra vuajnë nga ndryshimet e humorit, problemet e përqendrimit ose problemet me memorien e tyre afatshkurtër, por këto probleme nuk janë gjithmonë simptoma të ndryshimeve hormonale, ato mund të jenë gjithashtu të lidhura me stresin dhe mangësinë e gjumit. Gjithashtu, disa ndryshime të mëdha të jetës mund të ndodhin gjatë fazës së menopauzës (p.sh. vdekja e prindërve të moshuar, largimi i fëmijëve nga shtëpia ose plakja) dhe  mund të ndikojnë në acarimin tuaj dhe të ndjerit të lodhur e të pa motivuar.

A i përjetojnë të gjitha gratë simptomat e menopauzës?
Pjesa më e madhe e grave përjetojnë disa simptoma gjatë fazës së menopauzës, por lloji, frekuenca dhe ashpërsia e simptomave janë të ndryshme nga një grua në tjetrën.

Çfarë janë afshet dhe çfarë mund të bësh për t’i trajtuar ato?
Afshi është përshkruar si një ndjenjë e ngrohtë që zakonisht fillon në kraharor ose shpatull dhe më pas ngrihet për në fytyrë dhe në qafë. Zakonisht  zgjat nga 30 sekonda deri në rreth 5 minuta.
Për të parandaluar afshet, shmangni shkaktarët si alkooli, kafeina dhe ushqimet pikante. Ushtrimet e rregullta gjithashtu ndihmojnë. Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH) mund të përdoret për trajtimin e afsheve në një periudhë afatshkurtër dhe zakonisht është konsideruar si një nga trajtimet më efektive.

A do të shtoj unë në peshë gjatë kohës së menopauzës?
Shumë gra shtojnë pak në peshë gjatë periudhës së menopauzës, sidomos rreth zonës së barkut. Por kjo nuk ndodh vetëm për shkak të ndryshimeve hormonale. Dietat dhe aktiviteti fizik mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Çfarë mund të bëj për të përmirësuar gjumin tim?
Mundohuni që të bëni të paktën 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë, por mos u ushtroni vetëm para se të shkoni për të fjetur. Gjithashtu, shmangni kafeinën dhe alkoolin në darkë, pasi mund të shkaktojë shqetësime të gjumit. Mundojuni të mos flini gjatë ditës dhe shkoni për të fjetur në pothuajse të njëjtën orë çdo ditë.

Si mund të trajtohen luhatjet e humorit?
Rregullimet e jetesës siç janë kryerja e aktiviteteve fizike çdo ditë dhe gjumi i mjaftueshëm mund të ndihmojnë. Mund të doni të provoni edhe teknikat e relaksimit. Nëse ndryshimet e jetesës nuk janë të mjaftueshme, pyesni mjekun tuaj për të provuar ilaçet e stabizilimit të humorit  ose të frekuentuarit e grupeve mbështetëse.

Sa mund të zgjasin simptomat e mia?
Simptomat e menopauzës mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vite. Ndërkohë që disa simptoma siç janë afshet dhe ndryshimet e humorit, do të zhduken me kalimin e kohës, simptomat urinare dhe tharja vaginale do të vazhdojnë të jenë një problem gjatë viteve postmenopauzale.

A mund të shkaktojë menopauza depresion?
Depresioni mund të prekë disa gra gjatë fazës së menopauzës, por ai ndeshet edhe në grup-moshat e tjera. Nuk ka asnjë dëshmi se rënia e nivelit të estrogjenit shkakton depresionin. Megjithatë, disa gra përjetojnë ndryshime të humorit dhe luhatjet hormonale mund t’ju bëjnë më të prekshëm ndaj stresit.

A ekzistojnë teste që mund të përcaktojnë nëse simptomat janë rezultat i menopauzës ose i ndonjë gjendjeje tjetër mjekësore?
Zakonisht, një histori tipike e simptomave menopauzale është gjithçka çfarë duhet për të përcaktuar nëse jeni drejt periudhës së menopauzës. Testet e gjakut për kontrollet e niveleve të ndryshme të hormoneve duhet të bëhen, por disa prej tyre duhet të bëhen në një kohë të caktuar të muajit në mënyrë që të kenë vlerë, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë të nevojshme. Megjithatë, testet janë përdorur edhe në rastet e simptomave të grave që shkojnë drejt fazës së menopauzës premature, si edhe në rastin kur ekziston ndonjë shpjegim tjetër për simptomat e tyre.

A ka ndonjë trajtim për simptomat e menopauzës?
Ekzistojnë shumë trajtime të pranishme që ndihmojnë në lirimin e problemeve të lidhura me menopauzën, duke përfshirë ilaçet që mjeku mund të japë me recetë, ndryshimet e jetesës, dhe terapitë bimore dhe komplementare. Por pjesa më e madhe e terapive herbale dhe alternative kanë një siguri dhe efektivitet të paprovuar, kështu që sigurojuni që të flisni me mjekun, i cili mund t’ju rekomandojë opsionin më të mirë të trajtimit. Ndonjëherë, bëhen disa gabime përpara gjetjes së trajtimit më të përshtatshëm–çdo grua është e ndryshme, si rrjedhojë ato përjetojnë simptoma të ndryshme. Një trajtim që mund të funksionojë për një grua shpesh nuk funksionon për një tjetër.

Çfarë është TZH-ja?
Terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH), e cila zëvendëson hormonet që vezoret tuaja nuk janë duke prodhuar më, është i njohur si trajtimi më i mirë për simptomat e menopauzës. TZH-ja mund të merret si pilulë ose xhel. Ekzistojnë gjithashtu edhe trajtime intra-vaginale të zëvendësimit të hormoneve (krem ose tablet) që në mënyrë specifike trajtojnë tharjen vaginale. Pjesa më e madhe e grave kanë nevojë për të marrë terapinë e zëvendësimit hormonal (TZH) që përmban estrogjen dhe progesteron (forma sintetike e hormoneve progesteron), sepse estrogjeni më vete mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit në mitër.

A është TZH-ja e sigurt?
TZH-ja mund të përdoret për një afat të shkurtër (1-5 vjet) për të trajtuar simptomat siç janë afshet, parehatia vaginale, problemet e pagjumësisë dhe ndryshimet e humorit. Është menduar se përdorimet afatgjatë të TZH-së mund të ndihmojnë në parandalimin e gjendjeve të caktuara që janë më të zakonshme tek gratë që kanë qenë në fazën e menopauzës. Por dëshmitë kanë demonstruar se përdorimi afatgjatë i TZH-ve mund të rrisë ngadalë rrezikun e disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit dhe mpiksjen  e gjakut. Është sugjeruar gjithashtu se TZH-të afatgjatë mund të jenë të lidhura me një rrezik të lartë të sëmundjes së zemrës, por kjo është akoma e paqartë, kështu që efekti kryesor i TZH-së për zemrën në këtë fazë ende mbetet i panjohur. Përdorimet afatshkurtra të TZH-ve për disa gra janë konsideruar të sigurta, dhe nuk rekomandohen për përdorime afatgjata për shkak të lëndimeve të mundshme.

A mund ta provojnë të gjitha gratë TZH-në?
Disa gra nuk e marrin TZH-të për shkak të problemeve mjekësore që kanë patur, siç janë kanceri i gjirit, ataket e mëparshme të zemrës, mpiksjet e gjakut ose sëmundjet e mëlçisë. Flisni me mjekun tuaj për të kuptuar nëse trajtimi TZH-së është opsioni më i përshtatshëm për ju.

A ekzistojnë ilaçe të tjera që unë mund të marr për simptomat e mia?
Tibolone (emri i markës Livial, Xyvion), një trajtim hormonal, mund të përmirësojë afshet, sistemin urinar dhe funksionin seksual. Clonidine (Catapres), një ilaç tipik i përdorur për të trajtuar presionin e lartë të gjakut, mund të ulë frekuencën e afsheve.

Çfarë janë phytoestrogens dhe a mund të ndihmojnë ato në trajtimin e simptomave të menopauzës?
Phytoestrogens janë substanca të dobëta të estrogjenit që ndodhin natyrshëm në bimë të caktuara. Ekzistojnë 2 lloje kryesore: isoflavones dhe lignans. Ndërkohë që shumë gra kanë zbuluar se phytoestrogens ndihmojnë në lirimin e afsheve, studimet nuk e kanë provuar efektivitetin ose sigurinë e tyre për një përdorim afatgjatë.

Po në lidhje me terapitë komplementare?
Gjithmonë kontrolloni me mjekun tuaj përpara se të merrni trajtimet alternative, sepse disa bimë kanë veçori karakteristike dhe mund të shkaktojnë efekte anësore me ilaçet e tjera që mund të jeni duke marrë.
A jam unë në ndonjë rrezik gjendjeje mjekësore pas kalimit në fazën e menopauzës?
Pas menopauzës, ekziston një rrezik në rritje ndaj të zhvilluarit të gjendjeve të caktuara siç janë menopauza dhe sëmundja e zemrës. Kjo ndodh për shkak të reduktimit të nivelit të estrogjenit (që reduktohet në mënyrë dramatike pas menopauzës) dhe rritjes së moshës.
Ndërkohë që TZH-ja nuk rekomandohet më për të parandaluar këto gjendje, ekzistojnë disa hapa që mund të bëni për të mbrojtur veten. Kryerja e sa më shumë ushtrimeve, ngrënia e një diete të mirë-balancuar, lënia e duhanit dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme, reduktojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Mund të reduktoni rrezikun tuaj të të zhvilluarit të osteoporozës duke përfshirë sa më shumë kalcium në dietën tuaj dhe duke marrë pjesë në kryerjen e ushtrimeve të ndryshme (siç është ecja). Kalciumi dhe suplementet e vitaminave D munden gjithashtu të zvogëlojnë normën e humbjes kockore, dhe ekzistojnë ilaçe të pranishme që mund të përdoren për të parandaluar trajtimin e menopauzës. Këto janë bisphosphonates, siç janë alendronate (p.sh. Fosamax, Adronat, Alendro), risedronate (p.sh. Actonel) dhe zoledronic acid (Aclasta, Zometa), dhe raloxifene (Evista).

A është normale për të patur gjakrrjedhje pas menopauzës?
Ndërkohë që janë të zakonshme të paturit e ndryshimeve në frekuencën dhe rrjedhjen e periodave, ju duhet të shkoni tek mjeku nëse po përjetoni gjakrrjedhje në periudhën e menopauzës. Mund të keni nevojë për të bërë disa teste për të zbuluar se çfarë po e shkakton gjakrrjedhjen.
Të kuptuarit e simptomave të menopauzës dhe mundësia e opsioneve të trajtimeve të ndryshme ndihmojnë në menaxhimin dhe përballimin më të mirë të menopauzës.

Shenjat më të shpeshta që shoqërojnë menopauzën:
-Çrregullimet menstruale, periudha të gjata pa menstruacione
-Periudha të tjera me menstruacione të gjata në sasi të shtuar
hemorragjike.
-Afshet e nxehta
-Skuqje të fytyrës, kraharorit
-Djersitje e rrahje të shpeshta të zemrës
-Dhimbje gjatë aktit seksual
-Gratë fillojnë të shtojnë në peshë
-Në disa raste mund të shfaqet edhe diabeti
-Rritet niveli i kolesterolit në gjak.

Si ndikon stresi në menopauzën e hershme
Shkencëtarët sqarojnë ndikimin negativ të stresit me ndikimin e tij në ekuilibrin e hormoneve në organizëm, gjë që mund të përshpejtojë plakjen e vezoreve. Një hulumtim i kryer në Francë, ka bërë të ditur se, gratë të cilat në vendin e tyre të punës janë të ekspozuara ndaj stresit, hyjnë në menopauzë më herët sesa është e zakonshme. Rezultatet të cilat i ka publikuar “American Journal of Epidemiology” bazohen në përcjelljen e 1 500 të anketuarave të cilat kanë kaluar menopauzën. Është dëshmuar se, menopauza, mesatarisht ka filluar në moshën 52-vjeçare, përderisa tek 9% e të anketuarave të cilat kanë deklaruar se i janë ekspozuara stresit në punë, menopauza ka filluar në mesatare së paku një vit më herët, në moshën 51-vjeçare.

Menopauza ul dëshirën seksuale
Ndryshimet në trupin e individit me kalimin e viteve mund të ndikojnë në dëshirën në seksuale. Edhe menopauza është e lidhur me moshën e ndryshimeve ndër më të rëndësishme që ndodhin në trupin e femrës. Tek ato ndryshimet e moshës vijnë me fillimin e menopauzës, pra ndërprerjes së ovulacionit. Ndryshimet përfshijnë nivel të ulët të estrogjenit (hormoni femëror seksual), nivel të ulët të testosteronit (hormon i cili besohet se është përgjegjës për eksitimin seksual të femrës) etj. Si pasojë e kësaj vjen edhe një pamjaftueshmëri hormonale çka bën që të ulet dëshira seksuale. Ulja e sasisë së testosteronit në trup, është e lidhur më dëshirën seksuale të femrës dhe mashkullit.

Si ndikon menopauza në dobësimin e kockave
Humbja e masës kockore fillon si te burri dhe te gruaja pasi kanë kaluar 35 vjetët dhe theksohet akoma më shumë në menopauzë e pas saj. Gjashtë vjet pas menopauzës vihet re një humbje e konsiderueshme e masës kockore, e cila ka të bëjë drejtpërdrejt me mungesën e estrogjeneve. Në disa raste humbja e masës kockore mund të jetë aq e madhe sa mund të çojë në thyerje të kockave në mënyrë spontane. Gratë kanë një rrezik 8 herë më të lartë se burrat për të zhvilluar osteoporozën. Dhimbjet e kyçeve nga të cilat ankohen gratë pas periudhës së menopauzës nuk janë të lidhura me osteoporozën.

Estrogjeni dhe progresteroni, shkak për menopauzën
Menopauza, pra ndalimi i menstruacioneve, vjen si rezultat i ndalimit të prodhimit prej vezoreve të gruas i hormoneve femërore estrogjen dhe progresteron. Janë këto hormonet, të cilat në nxitjen e hormoneve të tjera në kohën që gruaja ishte pjellore e përgatisin trupin e saj në mënyrë ciklike, çdo muaj për të pritur shtatzëninë dhe që pastaj në mungesë të saj realizonin menstruacionet. Ndalimi i prodhimit të këtyre hormoneve në menopauzë përveçse shkakton ndalimin e menstruacioneve dhe humbjen e aftësisë pjellore tek gruaja, është përgjegjës edhe për ankesa të tjera të grave në këtë periudhë. Ndryshimi i nivelit të hormoneve estrogjen, progresteron fillon që në paramenopauzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat