Ç’lidhje ka mes rrobave që veshim dhe rënies nga pesha

Mjekësi alternative

Ç’lidhje ka mes rrobave që veshim dhe rënies nga pesha

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Arsyeja pse e kemi të vështirë të mbajmë një dietë, duket e ka zanafillën tek të qenit njeri. Si i tillë, pra gjenetikisht një ‘kafshë gjuetare’, instinktet tona na çojnë të “gjuajmë” çfarëdolloj ushqimi kur jemi të uritur. Dhe kur ne kemi filluar një dietë dhe stomaku na ulëret për ushqim, e kemi shumë të vështirë të mos e ndjekim këtë instinkt që na çon drejt e tek fast food-i.

Dietologët anglezë kanë zbuluar një mënyrë shumë origjinale për të rritur kontrollin mbi veten: duke veshur çdo ditë të njëjtat rroba. Duket absurde, megjithatë është shumë funksionale. Presidenti Obama vesh gjithmonë të njëjtat gjëra, sepse gjatë një dite i duhet të marrë shumë vendime, që kërkojnë një sasi të madhe vetëkontrolli.

Në vend që të kurseni kalori, duhet të kurseni vendimet që merrni, si “çfarë të vesh sot”, “ku ta pi kafen” dhe “çfarë do të ha për drekë”. Ndaj caktoni një mënyrë të thjeshtë veshjeje kur jeni në dietë, shkoni tek e njëjta kafene, përndryshe kur të vijë puna për të vendosur edhe se çfarë do të hani për drekë, do të jeni aq të lodhur duke marrë vendime të vogla sa me shumë mundësi do ta djallosni dietën e mbajtur me aq shumë mund.

Dietologët mendojnë se të mbajturit dietë është një proces krejtësisht psikologjik, që ndonjëherë është e vështirë të arrihet pavarësisht vullnetit individual.

Hani proteina, vishuni pothuajse njësoj çdo ditë, mos u kushtoni rëndësi vendimeve të vogla që ju konsumojnë energji gjatë ditës, sepse kushdo të jetë, do ta ketë shumë të vështirë t’i rezistojë vendimit më të vështirë: “Të ha sallatë apo një tost gjigande me avokado”?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat