Simptoma që tregon se do të pësoni atak në zemër

Mjekësi alternative

Simptoma që tregon se do të pësoni atak në zemër

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re që mund të jetë shenjë se do të pësoni atak në zemër.

Pasi kanë ekzaminuar materialet që bllokonin arteriet koronare te një numër pacientësh, një ekip shkencëtarësh dhe ekspertësh mjekësorë në Michigan State University konfirmuan që ishte kolesteroli në formë kristalesh shenja që ju do të pësoni atak në zemër.

Ata zbuluan se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar ishte gjetur në 89% të rasteve në dhomën e emergjencës.

“Në studimet e mëparshme, ne treguam që kur kolesteroli shndërrohet nga gjendja e lëngshme në të ngurtë, ose në gjendje kristali, zgjatet në vëllim sikur akulli dhe uji”, tha Doktor George Abela.

“Ky zgjerim brenda murit të arterieve koronare mund ta shqyejë dhe bllokojnë rrjedhjen e gjakut e që çon në sulm në zemër”, shto ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat