Ja çka sugjerojnë dentistët për personat që kërcasin dhëmbët në gjumë

Mjekësi alternative

Ja çka sugjerojnë dentistët për personat që kërcasin dhëmbët në gjumë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve apo Bruksizmi është një tjetër simptomë që ndërlidhet me çrregullimin e frymëmarrjes gjatë gjumit dhe shkaktohet kryesisht nga frymëmarrja orale derisa mund të ashpërsohet nga stresi apo tensioni nervor. Bruksizmi shkakton dëme të mëdha tek dhëmbët si zhveshjen e smaltit, plasaritjen e dhëmbëve apo lëvizshmërinë e tepruar të dhëmbëve.

Trajtimi

Health Education Studio, ofron trajtim të suksesshëm të bruksizmit si zgjidhje natyrale dhe me rezultate të përhershme, duke i eleminuar fillimisht shkaktarët e këtij problemi.

Programi i HES edhe në këtë rast, vepron përmes paisjeve unike të cilat bëjnë korigjimin e kontaktit të gabuar dhe të vrazhdë ndërmjet dy hareqeve, duke stimuluar dhe mundësuar kontaktin “gjentil” ndërmjet dhëmbëve të të dyja harqeve, pra, duke eleminuar tendencën intenzive për të kafshuar “dhunshëm”.

Varësisht nga stadi i bruksizmit, HES ofron programin përkatës të trajtimit.

Pajisjet biofunksionale të destinuara për trajtimin e bruksizmit janë lehtë të adaptueshme për të gjitha fazat e denticionit dhe për të gjitha grupmoshat.

Janë dy nivele, përkatësisht dy faza trajtuese të bruksizmit. Faza e parë e cila është e destinuar për personat të cilët vuajnë nga bruksizmi por që nuk kanë simptome të çrregullimit të nyjes temporomandibullare dhe faza e dytë që aplikohet për trajtimin e bruksizmit të shoqëruar me dhimbje në nyjen temporomandibullare (TMJ).

Faza e parë është në shërbim të personave të cilët vetëm gjatë gjumit vuajnë nga shtrëngimi i pavullnetshëm i dhëmbëve, ndërsa faza e dytë është e paraparë për personat që edhe gjatë ditës nuk mund ta kontrollojnë kërcitjen e dhëmbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat