Sigurisht që nuk e dinit sa fuqi shëruese ka rigoni!

Mjekësi alternative

Sigurisht që nuk e dinit sa fuqi shëruese ka rigoni!

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Rigoni mund t'ju shijojë tek patetinat, tek pica dhe ushqimet e tjera, por do t'ju shijojë dyfish më shumë kur të njiheni me vetitë shëruese të tij! 

Rigoni është një bimë e njohur që i jep aromë ushqimeve, por mjekësia tradicionale në shumë vende e ka përdorur vajin e rigonit në recetat e tyre shëruese. Vaji i rigonit nuk është i mirë për inflamacionet lokale, por ka edhe një sërë vetish, për të cilat duhet klasifikuar në kategorinë e super ushqimeve.

Si antioksidant, rigoni përmban një numër përbërësish, të cilët ndihmojnë në shkatërrimin e efekteve të stresit oksidativ në qelizat e trupit. Rigoni ka aktivitet antioksidues më të lartë se mollët ose boronicat dhe ndihmon në përmirësimin e metabolizmit tek njerëzit me yndyrna të larta në gjak.  

Vajërat përbërës tek rigoni (timoli dhe karvakroli) e bëjnë një antibakterial dhe anti-fungial shumë efektiv, veçanërisht organizmat që prekin sistemin tretës si kandida dhe bakterie si xhiarda dhe stafilokoku.

Rigoni përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh duke përfshirë vitaminën K (e mirë për shëndetin e gjakut e të kockave), magnezin (ruan balancën e sheqerit në gjak), hekurin (mban oksigjenin në gjak) dhe kalciumin (ndihmon në shëndetin e kockave, muskujve dhe funksionin e nervave).

Sipas të dhënave të fundit, rigoni ka edhe veti anti-kancerogjene, pasi bllokon rrugët e zhvillimit të tumoreve. Përsa i përket dëmtimeve të jashtme, studime të ndryshme kanë treguar se rigoni ndihmonte në shërimin e një plage. Por kujdes! Vaji i rigonit është i fortë dhe nuk duhet përdorur drejt e në lëkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat