​Studimi britanik: Rreziku i komplikimeve të zemrës, më i lartë me COVID sesa vaksinat

Mjekësi alternative

​Studimi britanik: Rreziku i komplikimeve të zemrës, më i lartë me COVID sesa vaksinat

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Infeksioni nga koronavirusi ka më shumë gjasa të shkaktojë komplikime të rralla kardiovaskulare, si inflamacioni i zemrës dhe dështimi i zemrës sesa një vaksinë, tregoi një studim britanik, pas analizimit të të dhënave nga rreth 38 milionë njerëz të vaksinuar kundër COVID-19.

Studimi, i botuar në revistën Nature Medicine, krahasoi rreziqet e miokarditit, perikarditit dhe aritmisë kardiake pas dozës së parë dhe të dytë të AstraZeneca / Oxford, Pfizer/BioNTech dhe Moderna me ato të infeksioneve COVID.

Studimi, i udhëhequr nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, zbuloi një rrezik në rritje të miokarditit pas dozave të para të AstraZeneca dhe Pfizer dhe të dy dozave të Moderna, por rreziku ishte shumë më i lartë me infeksionin COVID.

Përfundimet u arritën duke vlerësuar shkallën e shtrimit në spital ose vdekjen brenda 28 ditëve nga vaksinimi ose një test PCR pozitiv për personat mbi 16 vjeç dhe të vaksinuar midis 1 dhjetorit 2020 dhe 24 gushtit 2021.

"Ne kemi vlerësuar midis 1 dhe 10 raste shtesë të miokarditit për milion njerëz të vaksinuar me dozën e parë ose të dytë, por 40 raste shtesë për milion njerëz të infektuar me Covid-19," tha Julia Hippiesley-Cox, një profesoreshë që drejtoi studimin e Oksfordit. .

Analiza e lidhur me moshën tregoi gjithashtu se një rrezik më i lartë i miokarditit i lidhur me vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna mRNA ishte i pranishëm vetëm tek ata më të rinj se 40-vjeç, thanë shkencëtarët.

“Ky vëzhgim për problemet e zemrës nuk është informacion i ri. Ne tashmë e dimë atë. Por kjo punë solide, e bazuar shkencërisht e mbështet dhe e konfirmon këtë”, tha Peter English, një konsulent në pension për kontrollin e sëmundjeve infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat