Ndikon në kujtesë: Kjo është arsyeja pse është mirë të thithni aromën e rozmarinës çdo ditë

Mjekësi alternative

Ndikon në kujtesë: Kjo është arsyeja pse është mirë të thithni aromën e rozmarinës çdo ditë

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Është e njohur në Greqi që studentët shpesh vënë rozmarinë në flokë gjatë provimeve

Rozmarina është një bimë tepër e shëndetshme që është përdorur si ilaç tradicional me shekuj.

E njohur që në kohët e lashta, ajo përmendet edhe si ilaç për trurin e Hamletit kur Ofelia deklaron:

“Këtu është rozmarina, është për lutje, dashuri dhe kujtesë”.

Në mjekësinë moderne, përdoret si një analgjetik për migrenën, si dhe për problemet e tretjes.

Rozmarina quhet edhe “ilaç i Zotit” për shumë sëmundje, dhe është vërtetuar se u ndihmon më së shumti njerëzve që kanë probleme me kujtesën.

Studimet kanë treguar se rozmarina përmban acid karnozik, i cili i lufton elementet toksike që përfshin trurin.

Konsumi i rozmarinës përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe ndihmon në rritjen e përqendrimit.

Një studim i kryer mbi rozmarinën, gjatë të cilit njerëzit thithën vaj esencial të rozmarinës, tregoi rezultate mahnitëse: grupi i parë i njerëzve kishte 60 deri në 75 për qind shanse më të larta për të kujtuar gjërat sesa grupi që nuk thithi vaj esencial rozmarine.

Shkencëtarët besojnë se aroma e rozmarinës ndikon dhe gjallëron aktivitetin në tru.

Jo më kot, në Greqinë e lashtë, studentët mbanin kurora rozmarine në kokë gjatë studimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat