E keni provuar qumështin me patate? Nuk përmban alergjen, laktozë, gluten apo fruta arrore

Mjekësi alternative

E keni provuar qumështin me patate? Nuk përmban alergjen, laktozë, gluten apo fruta arrore

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Ka më pak sheqer dhe yndyrë dhe është i pasur me kalcium

Nuk e ka shijen e patates.

Mund t’ju ndihmojë të tretni më mirë ushqimin, veçanërisht nëse vuani nga kapsllëku, stomaku i fryrë ose gazrat.

Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës B12, hekurit dhe folateve.

Ky qumësht mund të ndihmojë trupin dhe mendjen tuaj të funksionojnë më mirë.

Sipas “The Guardian”, kompania suedeze Veg of Lund prezantoi markën e saj të quajtur Dug si një zëvendësues për qumështin e kafshëve me bazë patatesh.

Në Veg of Lund betohen për recetën e tyre, shijen e butë dhe të plotë dhe pretendojnë se është një burim i mirë i fibrave, vitaminës C, kaliumit, magnezit dhe antioksidantëve dhe, më e rëndësishmja, nga të gjitha pijet bimore është më pak e dëmshme për mjedisin.

Shija e këtij qumështi, thonë ata, nuk është si ajo e patateve, por është shumë neutrale dhe mund të pihet vetë, në kafe ose të përdoret për gatim.

Bëni qumësht me patate në shtëpi

Qëroni patatet dhe gatuajini. Kur të jenë gati i vendosim në blender. Hidhni ujë në gjysmën dhe pak bajame të bluara (sipas dëshirës).

Shtoni një majë kripë dhe një ëmbëltues natyral. Nëse dëshironi, shtoni pak ekstrakt vanilje. Përziejini të gjitha bashkë dhe vendosini në një enë. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat