Si ta trajtoni këtë sëmundje të përhapur në vendin tonë, vetëm duke përdorur uthullën e mollës

Mjekësi alternative

Si ta trajtoni këtë sëmundje të përhapur në vendin tonë, vetëm duke përdorur uthullën e mollës

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Sipas një studimi publikuar në revistën shkencore Journal of Functional Foods, përdorimi i uthullës së mollës vjen me shumë përfitime shëndetësore të cilat duket se janë lënë në hijë nga maskat dhe recetat e bukurisë që kanë për bazë këtë eliksir.

Mineralet dhe vitaminat e gjendura në uthullën e mollës nuk janë të mira vetëm për flokët e lëkurën, pasi vetitë kuruese të këtij lëngu magjik janë gjithashtu të shumta. Një nga sëmundjet që mund të parandaloni apo dhe të trajtoni me uthullën e mollës është diabeti i tipit 2.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se pirja e një përzierje 1:2 uthull molle: ujë përpara vaktit të drekës ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak me 6% dhe e mban në normë.

Uthulla e mollës është e pasur me vitamina E, A dhe minerale si magnez, hekur, kalcium etj dhe më poshtë do të lexoni disa përfitime të tjera të saj

Ndihmon për t’u dobësuar: Nëse po përpiqeni të humbisni disa kile, është koha të nisni të përdorni uthullën e mollës. Studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes dhe ul gjithashtu indeksin e glicemikës nga ushqime me shumë karbohidrate. Mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur duke pakësuar lëshimin e glukozës tek enët e gjakut.

Përmirëson tretjen: Pektina tek uthulla e mollës ndihmon tretjen e ushqimit. Hidhni pak uthull molle tek sallata kur keni probleme me tretjen.

Rrit energjinë: Uthulla e mollës rrit gjithashtu nivelet e energjisë. Nëse doni të shmangni kafeinën gjatë punës, shtoni vetëm pak uthull molle në një gotë me ujë për të fituar energji dhe për të qenë në formë .

Rrit imunitetin: Duke shtuar kaq shumë vitamina dhe minerale të shëndetshme tek sistemi imunitar, ju e bëni më të fortë atë që të përballojë sëmundje të ndryshme. Nëse nuk ndiheni mirë, konsumoni një lëng të ngrohtë me uthull molle, kanellë, limon dhe mjaltë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat