Dy ilaçe që ‘rrisin gjasat’ e gjakderdhjes së brendshme me 75 për qind kur kombinohen

Mjekësi alternative

Dy ilaçe që ‘rrisin gjasat’ e gjakderdhjes së brendshme me 75 për qind kur kombinohen

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Kudo ndodhja e barnave për lehtësimin e dhimbjeve është një dëshmi e profilit të tyre të mirë të sigurisë.

Të marra në doza të vogla, barnat anti-inflamatore jo-steroide konsiderohen gjerësisht pa rrezik, me kusht që shëndeti juaj të jetë në gjendje të mirë.

Megjithatë, kur merret për periudha të gjata, siguria e ilaçit është vënë në pikëpyetje. Një studim i kohëve të fundit sugjeroi se barnat anti-inflamatore jo-steroide gjithashtu mund të shkaktojnë komplikime kur merren së bashku me ilaqet kundër depresionit, duke rritur shanset për gjakderdhje të zorrëve.

Ilaqet anti-inflamatore jo-steroide janë të njohura sepse ato janë efektive për një sërë sëmundjesh, të tilla si artriti kronik, dhimbje koke dhe ethet. Sipas NHS, ilaçet – që përfshijnë ibuprofen dhe aspirinë – janë të disponueshme në formën e tabletave, kapsulave, kremrave dhe xheleve.

Por sipas një rishikimi të vitit 2021, marrja e barnave anti-inflamatore jo-steroide kundër dhimbjeve së bashku me ilaqet kundër depresionit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për gjakderdhje gastrointestinale.

Gjetjet, të cilat rrjedhin nga 10 studime që përfshijnë gjashtë mijë pjesëmarrës, u prezantuan në Takimin Vjetor Shkencor dhe Kursin Pasuniversitar të Kolegjit Amerikan të Gastroenterologjisë.

Doktor Syed Alam, shef banor i mjekësisë së brendshme në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Creighton në Omaha, vuri në dukje: “Kur u shtoheshin ilaçe kundër depresionit te pacientët tashmë me barna anti-inflamatore jo-steroide, gjasat për të zhvilluar një gjakderdhje të sipërme gastrointestinale u rritën me 75 për qind”.

Eksperti shëndetësor vazhdoi:  “Kur është e mundur, është më mirë të reduktoni ose ndërprisni barnat anti-inflamatore jo-steroide përpara fillimit të një ilaçi kundër depresionit në mënyrë që të minimizoni rrezikun e gjakderdhjes së sipërme gastrointestinale”. Simptomat e gjakderdhjes gastrointestinale mund të shfaqen në mënyra të ndryshme, por zakonisht sjell një ndryshim të dukshëm në pamjen e jashtëqitjes. Jashtëqitja mund të bëhet e zezë dhe gjaku i kuq i ndezur mund të shfaqet pas përdorimit të tualetit.

Studiuesit e rishikimit thanë se rreziku i shtuar i gjakderdhjes në traktin e sipërm gastrointestinal ka të ngjarë të jetë rezultat i një ndërveprimi midis dy ilaçeve. /

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat