A e shkaktojnë vaksinat sëmundjen e autizmit?

Mjekësi alternative

A e shkaktojnë vaksinat sëmundjen e autizmit?

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Vaksinat nuk shkaktojnë autizëm. Asnjë studim i mirëfilltë shkencor nuk ka qenë në gjendje ta dëshmojë të kundërten.

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) shprehen se “nuk ka asnjë lidhje midis vaksinave që përmbajnë nivele të timerozës dhe autizmit tek fëmijët”.

Instituti i Mjekësisë zhvilloi një rishikim shkencor të kësaj teme dhe deklaroi në botimin e tyre Rishikimi i Sigurisë së Imunizimit se, “Konsensusi i shumicës së ekspertëve shkencorë është se autizmi zakonisht shkaktohet nga ekspozimet e hershme para lindjes ose është i lidhur me gjenet e hershme të zhvillimit.”

Ky komision rishikues arriti në përfundimin se trupi i provave epidemiologjike favorizon refuzimin e një lidhjeje shkakësore midis vaksinës MMR dhe autizmit.

Një botim që bëri një lidhje midis vaksinave dhe autizmit më vonë u tregua të jetë mashtrues.

Më shumë jetë janë shpëtuar nga vaksinat sesa nga secila procedurë tjetër mjekësore. Mitet kundër vaksinave duke përdorur prova të gabuara ose joekzistuese janë joetike dhe mizore. 

Mbijetesa e vazhdueshme e këtij miti është ndoshta për shkak të faktit se simptomat e autizmit shfaqen së pari herë në të njëjtën moshë që një fëmijë merr shumë vaksina (2-3 vjeç).

Sipas librit të Vaksinave të Dr. Stanley Plotkin, më shumë jetë janë shpëtuar nga vaksinat sesa nga çdo metodë tjetër mjekësore, përfshirë edhe antibiotikët.

Do të ishte e paarsyeshme dhe jo etike të hiqet zbatimi i vaksinave për të shpëtuar jetën, bazuar në një lidhje të paprovuar me autizmin.

Marrë nga: Science Questions with Surprising Answers, pyetje të cilës i’u përgjigj Dr. Christopher S. Baird – profesor i Fizikës në Universitetin A&M të Teksasit Perëndimor.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat