Mjedrat - shërojnë pothuajse gjithçka

Mjekësi alternative

Mjedrat - shërojnë pothuajse gjithçka

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Të lëngshme dhe të shijshme, të pasura me antioksidues të fortë, sidomos me pigmentin antocianinë që luan rol të rëndësishëm në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, mjedrat janë edhe të shëndetshme.

Glukoza nga mjedrat është burim i energjisë, e fruktoza luan rol të rëndësishëm në parandalimin e diabetit. Përmbajnë sasi të madhe të fibrave, prandaj u sugjerohen atyre që vuajnë nga kapsllëku.

Lëngu i tyre ndikon në forcimin e punës së qelizave në mëlçi, duke mbrojtur nga shumë sëmundje. Po i konsumuat rregullisht, do ta përmirësoni qarkullimin e gjakut, ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe përmirësojnë kujtesën.

Çaji nga gjethet e mjedrave sugjerohet te gjakrrjedhja e lukthit, inflamacioni i zorrëve. Ky çaj njëkohësisht pastron dhe gjakun, pakëson dhe shëron të ënjturat në lëkurë dhe ndihmon në shërimin e anemisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat