Ekspertët tregojnë se çka duhet të bëni para se të mbeteni shtatzënë

Mjekësi alternative

Ekspertët tregojnë se çka duhet të bëni para se të mbeteni shtatzënë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 06:46
Foto ilustrim

Lënia e duhanit dhe pirja e alkoolit janë zakonisht në krye të listës për nënat e ardhshme, por ekspertët tani kanë zbuluar edhe disa gjëra tjera që duhet të bëni përpara se të mbeteni shtatzënë.

Shumica e nënave tashmë janë të vetëdijshme se shëndeti i tyre i përgjithshëm duhet të jetë në gjendje të mirë për të pasur një shtatzëni të qetë.

Pesha është një fokus i madh, së bashku me statusin e duhanpirjes dhe çdo gjendje shëndetësore që mund ta vështirësojë shtatzëninë.

Mjekët në SHBA kanë zbuluar tani se gratë që duan të mbeten shtatzënë duhet të kenë prioritet shëndetin e zemrës, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Studimi, i publikuar në Journal Circulation zbuloi se shëndeti i zemrës shpesh neglizhohet.

Sadiya Khan, asistente e mjekësisë në kardiologji dhe epidemiologji në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northëestern tha se rreziku i sëmundjeve të zemrës tek gratë është i theksuar.

“Si gra, ne priremi të mendojmë për shëndetin e foshnjës sapo të mbetemi shtatzënë. Ajo që kaq shumë gra nuk e kuptojnë është gjëja e parë që mund të bëjnë për të mbrojtur foshnjat dhe veten e tyre është që të vendosin zemrën e tyre në formë para se të mbeten shtatzënë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, ekspertët zbuluan se më shumë se një në dy gra të moshës 20 deri në 44 vjeçare, që lindën fëmijë në SHBA në vitin 2019 kishin shëndet të dobët të zemrës përpara se të mbeteshin shtatzënë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat