Ja si ta trajtoni në mënyrë efektive lëkurën e skuqur

Mjekësi alternative

Ja si ta trajtoni në mënyrë efektive lëkurën e skuqur

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Ajri i thatë gjatë dimrit është i njohur për vjedhjen e lagështirës nga lëkura, duke e bërë atë të ndjehet e tharë. Ndonjëherë, inflamacioni mund të bëhet aq intensiv sa njerëzit mund të zhvillojnë raste të rënda të skuqjes së lëkurës në dimër.

“Lëkura jonë bërbëhet nga shtresa e jashtme e quajtur epidermë dhe sipërfaqja e saj e hollë e quajtur shtresa korneum ose barriera e lëkurës. Qelizat e vdekura të lëkurës dhe lipidet yndyrore përbëjnë barrierën e lëkurës, e cila mbron trupin nga toksinat dhe bakteret që shkaktojnë infeksione. Kur kjo shtresë dëmtohet, mund të rezultojë që lëkura të duket e thatë dhe e përflakur”, shpjegoi dermatologia Jaishree Sharad.

Vajrat natyralë dhe uji mund të duken mënyra më e mirë për të mbajtur lëkurën të lagësht, por jo gjithçka është ashtu siç duket. Pra, këtu janë disa gjëra që nuk duhet të bëni kur bëhet fjalë për skuqjet e lëkurës në dimër.

*Kufizoni ekspozimin ndaj ujit, veçanërisht dusheve të gjata dhe të nxehta – Ekspozimi i tepërt ndaj ujit mund të vjedhë vajrat natyralë të lëkurës, veçanërisht nëse është në formën e një dushi të nxehtë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat