Kur të pini alkool: Kjo është koha gjatë ditës e cila më së paku dëmton organizmin

Mjekësi alternative

Kur të pini alkool: Kjo është koha gjatë ditës e cila më së paku dëmton organizmin

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Koha e ditës në masë të madhe ndikon në atë se si çdo organ yni funksionon dhe reagon ndaj alkoolit

Siç e dimë, alkooli në masë të patepruar mund të çojë në benefite shëndetësore, mirëpo vetëm nëse e pini në kohën e duhur.

Nëse keni pyetur ndonjëherë se cila në të vërtetë është koha më e mirë gjatë ditës për një apo dy gota, tani kemi përgjigjen për ju.

Nëse pini alkool, do të ishte më së miri të pini midis orës 18:00 dhe 20:00.

Jo vetëm që në atë kohë nga alkooli nuk do të përgjumeni, por është kjo periudha kur mëlçia në mënyrën në efikase dhe më të shpejtë e proceson alkoolin.

Për të qenë të sigurt që alkooli nuk do të shkaktojë probleme me gjumin apo me dhembjen e kokës në mëngjes, më së miri do të jetë ta pini gjatë mbrëmjes, sepse në këtë kohë do të ngadalësoni absorbimin e alkoolit, por edhe do të pini me masë.

Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë për burrat dhe një për gratë dhe të moshuarit shkakton pak ose aspak probleme. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat