Po sikur ndonjë simptomë e shtatzënisë ndalon, kurse pastaj rishfaqet. Kur duhet të shqetësoheni?

Mjekësi alternative

Po sikur ndonjë simptomë e shtatzënisë ndalon, kurse pastaj rishfaqet. Kur duhet të shqetësoheni?

Më: 1 mars 2022 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Kur është krejtësisht normale, kurse në dy situata është e rrezikshme!

Shumë simptoma shfaqen në fillim të shtatzënisë, dhe pas kësaj ato thjesht zhduken në tremujorin e tretë.

Kur janë normale ndryshimet në simptoma?

1. Disa gra mund të kenë të përziera të forta në fillim të shtatzënisë, të cilat më pas ndalojnë plotësisht dhe ka gra që përjetojnë të përziera nga muaji në muaj.

2. Tremujori i dytë është zakonisht një periudhë kënaqësie, kur pothuajse të gjitha simptomat janë zhdukur dhe shtatzëna ndihet mirë. Megjithatë, disa shtatzëna mund të përjetojnë dhimbje shpine, fryrje, urth dhe kapsllëk gjatë kësaj periudhe. Dëshira për shije të caktuara mund të ndodhë edhe në tremujorin e dytë, siç ka ndodhur edhe në tremujorin e parë.

3. Në tremujorin e tretë, shumë shtatzëna kanë ënjtje për shkak të mbajtjes së lëngjeve ose shpesh shkojnë në tualet, sepse mitra dhe foshnja shtypin fshikëzën. Ndonjëherë të gjitha këto simptoma thjesht largohen pastaj rishfaqen.

Kur duhet të shqetësoheni nëse simptomat përsëriten?

▪ Përcilleni se a lëviz bebja në bark.
▪ Nëse keni gjakderdhje vagjinale, veçanërisht të shoqëruar me dhimbje barku

Mos harroni se çdo shtatzëni është e ndryshme dhe se simptomat mund të ndryshojnë dhe të jenë të ndryshme.

Nëse keni ndonjë shqetësim, bisedoni me gjinekologun tuaj. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat