Lëngu i shegës rritë energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut

Mjekësi alternative

Lëngu i shegës rritë energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Ata të cilët pinë një gotë me lëng shege çdo ditë për 2 javë, përjetojnë një rritje të hormoneve që nxisin energjinë dhe qarkullimin e vrullshëm të gjakut, këtë e kanë konfirmuar edhe vetë shkencëtarët.

Një studim i Universitetit Queen Margaret të Edinburgut, konfirmoi se lëngu i shegës funksionon si një pije energjike shumë natyrale, transmeton klankosova.tv.

Përveç vetërregullimit hormonal, studimi rezultoi edhe në rritjen e humorit të mirë dhe energjisë së organizmit. Shega dhe lëngu i saj bëjnë mrekulli për nivelet e hormoneve si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni tek femrat.

Testosteroni ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës, thonë studiuesit. Pas pirjes dy javore të këtij lëngu, niveli i këtij hormoni rritej nga 16 deri në 30%.

Ky superfrut lufton disa forma të tumoreve, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe kuron problemet me stomakun. Ai është i pasur me shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat përmirësojnë shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët.

Rekomandohet pirjen e një gote 250 ml me lëng shege çdo ditë për të pasur përfitime afatgjata. Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës. Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt.

Është e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat