Kur ujqërit e uritur zbresin në fshat

Ndryshe

Kur ujqërit e uritur zbresin në fshat

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 08:53
Një grup ujqërish të uritur kanë zbritur në një fshat të banuar në zonën e Kastamonusë në Turqi

Ujqërit janë gjithmonë të rrezikshëm, por në rastet kur ka reshje dëbore dhe janë të uritur, bëhen edhe më të paparashikueshëm.

Një grup ujqërish të uritur kanë zbritur në një fshat të banuar në zonën e Kastamonusë në Turqi. Media raporton se një qen dhensh është përballur me ta në hyrje të fshatit.

Ujqërit mendohet se e kanë mbytur qenin e madh dhe më pas e kanë tërhequr në një zonë pyjore, ku e kanë copëtuar të pashqetësuar duke lënë mbi dëborë vetëm kockat.

Pamja në foto është ajo me të cilën u përballën banorët e zonës, të cilët kishin dalë të kërkonin qenin e humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat