“Lutesha që fëmija ynë të mos lindte me deformimet e mia”

Ndryshe

“Lutesha që fëmija ynë të mos lindte me deformimet e mia”

Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:57
Bucky Bailey dhe Melinda

Nëna e tij mbeti shtatzënë me të ndërsa punonte në kontakt të drejtpërdrejtë me kimikatet në fabrikën e DuPont në Parkersburg në Virxhinian Perëndimore.

DuPont, prodhuesit e Teflon, kanë kompensuar mijëra banorë për ndotjen e ujit me kimikate, që ata pretendojnë se janë të lidhura me defektet e fëmijëve dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Por ndërsa 35-vjeçari dhe bashkëshortja e tij Melinda, ishin në pritje të fëmijës së parë, mjekët paralajmëruan se foshnja ka një shans prej 50% që të trashëgojë deformimet e të atit.

"Lutesha që fëmija ynë të mos kishte asnjë lloj deformimi dhe të ishte 100% i shëndetshëm. Por ne u përgatitëm për këtë, kam pritur gjithë jetën për këtë moment,"-tha ai.

"Kur isha shtatzënë me Bucky punoja në DuPont. Isha në kontakt të drejtpërdrejtë me kimikatet. Ata u përpoqën të më fajësonin mua. Thanë që ishte diçka që e kisha bërë unë,"-rrëfeu nëna e Bailey.

Një nga kimikatet që përdorej për të prodhuar Teflon quhet C-8 Sot 99% e amerikanëve kanë C-8 në gjakun e tyre. Ekspozimi ndaj C-8 është i lidhur me 6 sëmundje.

Bucky beson se ekspozimi ndaj kimikatit shkaktoi deformimin në fytyrën e tij.

"Që kur isha disa muajsh deri në moshën 5 vjeçare mund të kem bërë përafërsisht 30 operacione. Gradualisht fillova ta pranoja gjendjen time."

Ndërsa në moshën 19-vjeçare u njoh me bashkëshorten.

"Ishte viti 2002 dhe ne u martuam këtë verë,"-tha ai.

Por nuk dëshironte të bënte fëmijë.

"Më kujtohet tani, nuk dua të qaj, por nuk dëshironte të bënte fëmijë,"-tha Melinda.

Por çifti tani është bërë me fëmijën e parë dhe ai është i shëndetshëm.

"E qara e tij e parë, aty e kuptova që u bëra baba. Më ndryshoi jetën,"-rrëfeu Bucky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat