Binjakët me ditëlindje të ndryshme

Ndryshe

Binjakët me ditëlindje të ndryshme

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:35
Të dy djemtë e vegjël, të cilët kanë gjithashtu ditëlindje të ndryshme, lindën në javën e 30 të shtatzënisë

Një grua solli në jetë para kohe dy djemtë e saj binjakë, në dy spitale të ndryshme, më shumë se 80 kilometra larg njëri-tjetrit, në një ngjarje sa të pazakontë, aq edhe të rrezikshme.

Të dy djemtë e vegjël, të cilët kanë gjithashtu ditëlindje të ndryshme, lindën në javën e 30 të shtatzënisë. Për t’i shpëtuar ata, u angazhuan 2 ambulanca, makina policie dhe një helikopter ambulancë.

Ishte muaji Nëntor, kur nëna nga Skocia shkoi fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm Caithness, në Wick, pasi i plasën ujërat ndërkohë që ishte në punë. Atje u vendos se duhet të shkonte në Spitalin Raigmore, në Inverness, 160 kilometra larg.

Megjithatë në gjysmë të rrugës, ambulanca bëri një ndalesë emergjence dhe gruaja solli në jetë djalin e parë. Ajo u transferua në spitalin Golspie, në Sutherland. Bebja lindi rreth orës 22:30 dhe gruas iu tha se një helikopter ambulancë do të vinte për ta marrë, por do të vonohej.

Gjatë kësaj kohe, një doktor dhe dy infermiere u dërguan për të mbajtur gruan nën vëzhgim nga Inverness, me makinë policie. Më vonë asaj iu tha se helikopteri nuk mund të vinte, sepse e kishte të pamundur të ulej për shkak të akullit në helika.

Në këto kushte u vendos që ajo të transportohej drejt Inverness me ambulancë. 2 ambulanca dhe 3 makina të tjera u nisën në orën 2 të natës. Një moment që arritën në spitalin e Inverness, mjekët ndërhynë duke sjellë në jetë edhe binjakun e dytë.

Pas gjithë këtyre peripecive, në një postim në rrjetet sociale, vetë nëna e dy binjakëve vlerësoi gjithë punën e stafit të përfshirë për të sjellë shëndoshë e mirë në jetë fëmijët e saj. Megjithatë ajo shprehu shqetësimin, se gjithçka mund të kishte shkruar keq.

“Do donim të dinim përse nuk na çuan me helikopter në Inverness? Përse nuk erdhën specialistët në Wick? Përse nuk janë të përgatitur stafi në Wick dhe Gospiel për t’u përballur me situata të tilla?”

Pas lindjes së djemve, ajo qëndroi 6 javë në spital.

I gjithë rasti në fjalë, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “DailyMail”, po hetohet nga autoritetet. Aktivistë për shëndetin e përshkruajtën ngjarjen në fjalë si të “tmerrshme” dhe thanë se ngre shumë pikëpyetje mbi shërbimin e materniteteve në Skoci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat