I pastrehu gjen shtëpi falë një apeli në “Facebook” - Bota Sot
I pastrehu gjen shtëpi falë një apeli në “Facebook”

Ndryshe

I pastrehu gjen shtëpi falë një apeli në “Facebook”

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:21
Foto

Falë një apeli të publikuar në “Facebook” dhe që u bë viral në një kohë shumë të shkurtër, të pastrehët – të cilët jetonin në “Via Veneto” në Romë për 23 vjet – kanë gjetur një shtëpi dhe punë në Mantova.

Menaxherët e një shkolle hipizmi kanë ofruar ushqim dhe strehim për të dhe mikun e tij të besuar, në këmbim për pastrimin e stallave dhe mbajtjen e kopshtit të perimeve dhe kopshtit.

“Jetoj në rrugë me qenin tim. Jam gati të bëj çfarëdo pune, vetëm më ndihmoni. Di të bëj shumë gjëra, pothuajsje gjithçka. Di të gatuaj, të pastroj, të rregulloj kopshtin, bëj muratorin dhe hidraulikun. Nuk kam asnjë ves të keq, vetëm atë të shfletuarit të librave dhe dua kafshët. Nuk kërkoj rrogë vetëm një krevat dhe një vakt, për veten time dhe qenin”

Video mesazhi u bë viral dhe mes përgjigjeve të shumta erdhi edhe ajo e Michael Majder, titullar i një sipërmarrësi.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...