Për të bërë gjumë të rehatshëm, babai vizaton kapakët e syve që të duket i zgjuar para djalit

Ndryshe

Për të bërë gjumë të rehatshëm, babai vizaton kapakët e syve që të duket i zgjuar para djalit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 07:10
Pamje nga video

Një baba në Kinë ka “zbuluar” një metodë kreative për të bërë “një sy gjumë” derisa e kishte vënë gjumë djalin e tij.

Burri i lodhur nga punët e përditshme është filmuar duke qëndruar i shtrirë përballë të birit, ku në kapakët e syve kishte vizatuar sytë me qëllim që të duket kinse është i zgjuar dhe të mos lëviz biri i tij në rast se zgjohet.

Videoja e tij është shpërndarë në masë të madhe në internet dhe për një kohë të shkurtër është bërë virale.

Madje disa e kanë cilësuar si babanë më të “mençur” për shkak të idesë kreative.

Por, është interesant se si në shikim të parë ai duket se vërtetë mban sytë e hapur, por kur e shikoni me vëmendje e kuptoni se ka bërë “makijazh” në kapakët e syve, që të duket kinse është zgjuar kur në fakt ai bën gjumë të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat