Letra e 10-vjeçarit dërguar shefit të “Qantas” bëhet virale

Ndryshe

Letra e 10-vjeçarit dërguar shefit të “Qantas” bëhet virale

Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:44
Ilustrim

“Ju lutem më merrni seriozisht”, shkroi Alex në letrën e dërguar shefit të “Qantas” Alan Joyce. Ky i fundit, e mori seriozisht duke i kthyer përgjigje, e madje e ftoi edhe në një takim.

Në krye të një kompanie ajrore të ardhshme “Oceania Express”, Alex pyeti se si mund të zhvillonte biznesin e tij. Ai njoftoi se po merrej me çështja si: sa avionë i duheshin, sa numër fluturimesh duhet të kishte, etj..

Në përgjigjen e tij, Joyce, e falënderoi për letrën 10-vjeçarin dhe tha se tashmë kishte dëgjuar disa thashetheme për një tjetër konkurrent që pritej të hynte në treg.

Ai tha se zakonisht nuk iu jep këshilla konkurrentëve, por në këtë rast do të bënte një përjashtim, pasi edhe ai vet një kohë ishte një 10-vjeçar me një ëndërr të tillë.

Tashmë djaloshi australian dhe shefi i “Qantas” pritet të takohen dhe Alex është shumë i lumtur për këtë fakt.

Our competitors don't normally ask us for advice, but when an airline leader reached out, we couldn't ignore it. Naturally, there was only one way to respond: CEO to CEO. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat