Dëshira e 104-vjeçares: Më arrestoni! - Bota Sot
Dëshira e 104-vjeçares: Më arrestoni!

Ndryshe

Dëshira e 104-vjeçares: Më arrestoni!

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:08
Anne Brokenbrow

Një 104-vjeçare ka habitur stafin e kujdesit mjekësor në Bristol, i cili i kërkoi banorëve të plotësonin një formular ku pyeteshin për ‘dëshirat’ e tyre. Anne Brokenbrow, e cila jetonte në një shtëpi të moshuarish ka thënë se dëshironte të arrestohej edhe pse nuk e ka shkelur kurrë ligjin.

Ekipet lokale të policisë në Stoke kanë thënë se do të plotësojnë dëshirën e të moshuarës dhe ajo do të futet në paraburgim për herë të parë javën e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që shoqata të ndryshme marrin iniciativa për të kryer aktivitete bamirësie ndaj njerëzve të moshuar.

Dëshirat e të moshuarve të tjerë ishin: Të drejtonin një makinë Rolls Royce, të vizitonin një klub motorik, dhe disa prej tyre kërkonin masazhe për duart.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...