Simulon rrëmbimin me helikopter

Ndryshe

Simulon rrëmbimin me helikopter

Më: 5 prill 2019 Në ora: 00:17
Helikopteri vjen mbi fushë dhe të gjithë largohen.

Kemi parë ceremoni të ndryshme kur një futbollit lë futbollin por kjo e italianit Ignazio Barbagallo është thuajse unike. 55-vjeçari futbollit amator, i njohur në siçili edhe si humorist, po luante ndeshjen e tij të fundit me skuadrën Viagrande. Ai kishte menduar që largimi i tij nga futbolli të mbeste në histori.

Kishte menduar të simulonte një rrëmbim të tijin nga mafia, që do të përdorte një helikopter dhe planin e vuri në jetë në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj ekipit të Nebrodit.

Helikopteri vjen mbi fushë dhe të gjithë largohen. Një tymnajë të tillë do ta kishin zili edhe në studiot e Hollywood.

Persona me pistoleta dhe maska zbresin nga helikopteri dhe rrëmbejnë Barbagallo. Ata mbanin edhe një tabelë ku shkruhej: “Shërbimi i eliminimit të lojtarëve të mbaruar”.

Skenari i improvizuar pati dhe pasoja që tashmë do t’i vuajë klubi. Viagrande është dënuar me zhvillimin e ndeshjeve jashtë fushe për të gjithë muajin si dhe është gjobitur me 200 Euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat