Qeni nuk ndaloi së ledhatuari zjarrfikësin nga i cili u shpëtua

Ndryshe

Qeni nuk ndaloi së ledhatuari zjarrfikësin nga i cili u shpëtua

Më: 6 prill 2019 Në ora: 06:12
Pamje nga video

Zjarrfikësi nga Karolina e Jugut të Shteteve të Bashkuara, është ledhatuar pandërprerë nga një qen, të cilin e nxori poshtë një grumbulli gurësh.

Njësiti për emergjenca, ishte ftuar pasi një grup çiklistësh dëgjoi të lehurat dhe kuptuan se brenda ndodhet një qen i ngecur.

Kafsha nuk ishte aspak bashkëpunuese, ndërsa intervenimi për ta nxjerrë zgjati për një kohë të konsiderueshme.

Në momentin që doli, qeni i kishte sytë e mbyllur, që besohet se ka qëndruar në errësirë për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat