Shpërthimi i meteorit alarmon rusët, kishte të tillë që menduan se ishin nën sulm

Ndryshe

Shpërthimi i meteorit alarmon rusët, kishte të tillë që menduan se ishin nën sulm

Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:12
Pamje nga video

Një ‘meteor i madh’ shpërtheu në Krasnoyarsk të Siberisë duke shkaktuar panik tek dëshmitarët të cilët menduan se panë një aeroplan nën flakë në ajër.

Shpërthimi që u pa gjatë ditës u përshkrua si ‘i shndritshëm dhe i zhurmshëm, me një bisht me ngjyra të gjelbër dhe të verdhë’.

Ky ishte meteori i tretë i madh i regjistruar në Siberi brenda një periudhe 4-mujore dhe u ndoq pas 6 orësh nga një tjetër meteor më në perëndim, në Samara.

Në Krasnoyarsk, një dëshmitare tha: “U frikësova shumë sepse shpërthimi tingëllonte dhe dukej si një avion që kishte marrë zjarr”. Ndërsa një burrë u shpreh: “Ishte i mrekullueshëm, shumë i bukur. Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një gjë kaq të bukur si ai”.

Ministria lokale e emergjencave konfirmoi se një meteor ishte regjistruar por nuk përbënte kërcënim për njerëzit ose infrastrukturën, raportoi The Siberian Times, përcjell oranews.tv.

Eksperti Viktor Grokhovsky nga Universiteti Federal i Uraleve tha se “meteori shpërtheu diku mbi rajonin e Irkutsk. Struktura e saj duhet të ketë qenë jo e fortë pasi u copëtua në fragmente”.

NASA raportoi se më herët, në 18 dhjetor të vitit të kaluar, një meteor shpërtheu pranë gadishullit Kamchatka të Rusisë, në veri të Japonisë me një forcë 10 herë më të fuqishme se bomba atomike e Hiroshimës.

Krasnoyarsk-u njihet edhe për faktin se është afër zonës së njohur ‘për shpërthimin më të madh të meteorit të regjistruar ndonjëherë’ i njohur edhe si ngjarja e Tunguskës në 1911 e cila kishte forcën e 185 bombave të Hiroshimës, duke shfarosur 80 milionë pemë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat