Turisti i afrohet ariut, ai e merr si kërcënim dhe e sulmon

Ndryshe

Turisti i afrohet ariut, ai e merr si kërcënim dhe e sulmon

Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:25
Pamje nga video

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video në të cilën shihet një turist i cili bën një veprim i cili ka mundur t’i kushtonte shtrenjtë.

Sipas përshkrimit, bëhet fjalë për një video të regjistruar në Rusinë lindore.

Siç thuhet tutje, aty shihet një turist i cili del nga makina e tij dhe i afrohet një ariu.

Megjithatë, siç thuhet tutje në përshkrim, ariu e kuptoi këtë veprim të turistit si një kërcënim dhe tentoi të mbronte veten, duke u sulur drejt turistit.

Ky akt thuhet se i zemëroi banorët lokalë të rajonit të Kamçatit, pasi qeveria lëshoi një paralajmërim të qartë që kafshët të mos shqetësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat