Qyteti në të cilin “rriten” paratë në pemë

Ndryshe

Qyteti në të cilin “rriten” paratë në pemë

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 07:49
Vetëm 400 gram prej këtyre sythave të bredhit kushtojnë 5 dollarë.

Skagway, pjesë e Alaskës së SHBA-ve, sythat e bredhave kanë një rol të madh në ekonominë lokale. Kjo, pasi që vendasit dhe vizitorët i shesin ato në këmbim të parave dhe mallrave.

Sythat e gjetheve të këtyre pemëve janë element i rëndësishëm në prodhimin e vajrave estetikë dhe mjekësor.

Marrëveshjet në Alaska për sythat e bredhave  filluan me fisin Tlingit, i cili tregoi se ato ishin shumë të pasura me vitaminën C dhe se mund të përdoreshin më së miri në çaj shumë kohë para ardhjes së eksploruesve britanikë.

Por kapiteni James Cook, i cili vizitoi Alaskën në fund të viteve 1770, zbuloi një veti të shkëlqyeshme të kësaj bime e cila ndihmonte në parandalimin e skorbutit midis marinarëve të tij.

Vetëm 400 gram prej këtyre sythave të bredhit kushtojnë 5 dollarë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat