Vdiq nga torturat në burg, familjarët kërkojnë eshtrat pas 70 vjetësh

Ndryshe

Vdiq nga torturat në burg, familjarët kërkojnë eshtrat pas 70 vjetësh

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:01
Familje

Prej 70 vitesh familjarët e Dajlan Zaimaj, një prej të burgosurve politikë në kohën e regjimit komunist, kërkojnë eshtrat e të afërmit të tyre, i cili ndërroi jetë si pasojë e torturave në burgun e Burrelit më 2 qershor të vitit 1949.

Djali i të ndjerit, Gramoz Zaimaj kërkon eshtrat e babai të tij, të cilat nuk iu dorëzuan kurrë. Ai kujton se ishte vetëm 13 vjeç kur mësoi humbjen e të atit.Edhe vajza e tij Firdane Muçelli, sot e moshuar, kthehet pas në kohë duke kujtuar momentin e arrestimit të babait të saj në 1944.Në ceremoninë përkujtimore nipi i Dajlan Zaimaj, Ramiz Kamani kujton se gjyshi i tij kishte idealin për një botë të lirë, që pas luftës antifashiste shqiptarët të mundnin të zhvillonin zgjedhje të lira.

Në ceremoni, familjarët vendosën kurore me lule pranë shpatit të malit, në krah të burgut famëkeq të Burrelit, atje ku mendohet se mund të prehen edhe eshtrat e të afërmit të tyre, bashkë me dhjetëra burra e djem, që vdiqën nga torturat e u varrosën në shpatet e maleve të Burrelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat