“Super babai” beqar adopton 5 fëmijë me aftësi të kufizuara - Bota Sot
“Super babai” beqar adopton 5 fëmijë me aftësi të kufizuara

Ndryshe

“Super babai” beqar adopton 5 fëmijë me aftësi të kufizuara

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:57
Ben Carpenter nuk ka ndërmend të heqë dorë nga adoptimi edhe i më shumë fëmijëve të tjerë.

Një burrë, beqar, është quajtur “super babai” pasi adoptoi këtë vit fëmijën e 5-të me aftësi të kufizuara.

Ben Carpenter, nga Huddersfield, West Yorkshire, fillimisht donte të adoptonte vetëm një fëmijë kur ishte 21 vjeç.

Por 35-vjeçari është bërë baba i pesë fëmijëve. Së fundmi ai përfundoi procedurat për adoptimin e djalit të tij Noah, i cili vuan nga sindroma Cornelia de Lange.

Dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga adoptimi edhe i më shumë fëmijëve të tjerë.

Fëmijët e tij, Jack, 11 vjeç, Ruby, 8 vjeç, Lily, 6, Jozef, 3 dhe Noah, 1 vjeç, të gjithë janë me aftësitë të kufizuara, nga autizmi deri tek sindroma Pierre Robin.

“Për shkak se punoja me të rritur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara, e dija se do bëja gjënë e drejtë duke adoptuar një fëmijë me aftësi të kufizuara sepse mund të kujdesesha për ta siç duhet”, ka thënë Carpenter.

Jacku është me autizëm, Ruby ka sindromën Pierre Robin, Lily është e shurdhër dhe Jozefi ka sidromën Down.

Ndërsa Noah vuan nga sindromë i rrallë që i prek krahët dhe këmbët.

“Noah është i mrekullueshëm dhe iu është përshtatur familjes sonë në mënyrë të përkryer, dhe duket sikur ka qenë gjithmonë aty”, përfundoi 35-vjeçari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...