Curiosity xhiron një dritë të bardhë misterioze në Mars

Ndryshe

Curiosity xhiron një dritë të bardhë misterioze në Mars

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:34
Foto

Një dritë e bardhë e kapur, që del nga sipërfaqja e Marsit, është kthyer dhe është po aq misterioze si kurrë më parë.

Në një foto të shkëputur nga roveri Curiosity i NASA-s, i cili ka përshkuar sipërfaqen e Marsit që nga viti 2012, eksploruesi robotik kapi një anomali të përzier mes peizazhit të rrokullisur të planetit. Imazhet e marra drejtpërsëdrejti para dhe pas anomalisë, të cilat janë të caktuara me kohë për një minutë, nuk shfaqen shenja të ndonjë dritë.

Ndërkohë që NASA ende nuk e ka komentuar rastin, ajo është në dijeni të një fenomeni të ngjashëm në të kaluarën, kur roveri i Curiosity kapi një ndriçim  misterioz në sipërfaqen e Marsit në vitin 2014.

Në një deklaratë për DailyMail, një zëdhënës i NASA-s ofroi një sugjerim të thjeshtë, nëse jo të kënaqshëm.

"Ekziston mundësia që drita është një shkëlqim nga një sipërfaqe shkëmbore që reflekton Diellin. Këto foto u morën, Dielli ishte në të njëjtin drejtim si pika e ndritshme, në perëndim-veriperëndim nga roveri, dhe relativisht ulët në qiell”, tha ai.

Sipas tij, ekziston edhe një mundësi tjetër që  drita mund të rezultojë nga reflektimi i Diellit mbi sensorët e roverit. Reflektime të ngjashme janë parë edhe në të kaluarën në fotot ku Dielli ndodhet në pozita të ndryshme në qiell.

'Ekipi shkencor i roverit po ashtu po shikon për mundësinë që drita të jetë shkaktuar nga goditja e rrezeve kozmike mbi detektorin e kamerës.'

Kur bëhet fjalë për roverin e Curiosity, NASA ka përmendur një fenomen tjetër të ndritshëm në të kaluarën, duke përfshirë atë që besohet të jetë fragmenti i një meteori që shkëlqen në Diell.

Megjithëse NASA ka ofruar disa shpjegime të dukshme për shenjat enigmatike, ato nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bindur skeptikët që thonë se anomalitë ofrojnë prova për jashtëtokësorët dhe se drita është një UFO e kapur pa dashje nga fotografia amatore e roverit.

Ndryshe, duke kërkuar për jetën në Mars, ekspertët pajtohen se uji është elementi kyç. Edhe pse  planeti është shkëmbor dhe me ujë të ngrirë në pole, atje mund të ketë pasur ujë në të kaluarën. Në vitin 2000, shkencëtarët gjetën evidencat e para për ekzistencën e ujit në Mars.

Toka është goditur nga 34 meteorë me origjinë nga Marsi, të cilët besohet të bartin evidencë potenciale për jetën në të kaluarën në planetin e kuq. Në vitin 1996, ekspertët gjetën një meteor në Antarktida, i njohur si ALH 84001, i cili përmbante formacione të ngjashme me bakteret e fosilizuar.

Sidoqoftë, në vitin 2012, ekspertët erdhën në përfundim se ky material organik është formuar nga aktiviteti vullkanik pa përfshirjen e jetës.

Më parë këtë vit, roveri i Curiosity zbuloi blloqe ndërtimi të mundshme të jetës në një shtrat të lashtë të Marsit. Molekulat organike të ruajtura në shtratin prej 3.5 miliardë vjeçar në kraterin Gale - që besohet se kanë pasur dikur një liqen të cekët me madhësinë e Okeechobee të Floridës - sugjerojnë se kushtet dikur mund të kenë qenë të favorshme për jetën.

Misionet e ardhshme në Mars planifikojnë të sjellin mostrat në Tokë për t'i testuar në tërësi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat