I zuri frymën gruas duke bërë seks oral, çfarë tha në gjykatë - Bota Sot
I zuri frymën gruas duke bërë seks oral, çfarë tha në gjykatë

Ndryshe

I zuri frymën gruas duke bërë seks oral, çfarë tha në gjykatë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:18
Sally Cavender dhe Robert Simpson-Scott

I zuri frymën gruas duke bërë seks oral dhe për këtë arsye u dënua. 44-vjeçari Robert Simpson-Scott, pranoi se i zuri frymën bashkëshortes Sally Cavender, edhe ajo 44 vjeçe gjatë një raporti intensiv seksi oral.

Por në gjykatë ai tha se gjithçka ishte aksidentale dhe se nuk kishte aspak ndërmend që të lëndonte të shoqen.

Ekspertiza e kryer në trupin e gruas gjalli dyshime, për shkak se trupi i saj ishte plotë shenja, ndërkohë që kolona vertebrale kishte frakturë.

Gjatë marrjes në pyetje burri deklaroi se kishte telefonuar policinë, pasi kuptoi se gjatë aktit e shoqja nuk po bashkëpunonte dhe humbi ndjenjat, duke bërë që të kërkojë ndihmë.

44-vjeçarja u transportua në spitalin e Addenbrookes të Cambridge, ende në jetë, ndonëse në gjendje të rëndë.

Por fatkeqësisht brenda pak ditësh gjendja e saj u përkeqësua, duke gjetur vdekjen.

Kështu burri u arrestua i akuzuar për tentativë vrasje. Ndërkohë shenjat e së shoqes i justifikoi si incidente në shtëpi, ndërsa më tej tregoi se kishte pasur me të shoqen një raport seksual shumë aktiv, por kjo gjë ngjalli dyshime.

Gjykata e deklaroi fajtor të dyshuarin dhe këtë të mërkurë e dënoi me burgim të përjetshëm. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...