E kapi “mat” me një tjetër, gruaja rreh burrin në mes të lokalit

Ndryshe

E kapi “mat” me një tjetër, gruaja rreh burrin në mes të lokalit

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 01:02
Pamje nga video

Pamjet që do të shihni në fund të shkrimit janë filmuar në një lokal në Glasgou të Skocisë.

Një grua e revoltuar ka dalë totalisht nga vetja dhe i sulet me grushte burrit të saj pasi e kapi “mat” me një tjetër.

Në fakt ata nuk po bënin asgjë më shumë, vetëm po bisedonin me njëri-tjetrin.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, një burrë shihet duke ndenjur me një grua në një bar, më pas hyn një tjetër grua dhe situata rëndohet.

Ndërkohë, të pranishmit vetëm shohin të habitur. Viktima, që në asnjë moment nuk po mundohej të mbrohej, në fund e shtyn gruan duke e rrëzuar atë përtokë dhe largohet tërësisht i gjakosur.

Nuk dihet ende lidhja e gruas me viktimën por mediat angleze shkruajnë se mund të jetë partnerja e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat