Historia e fotos prekëse që po qarkullon në rrjetet sociale

Ndryshe

Historia e fotos prekëse që po qarkullon në rrjetet sociale

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 10:09
Joseph Tidd dhe Carson Pickett

Një djalë i vogël që ka lindur pa dorën e tij të majtë ka prekur zemrat e të gjithëve pa dallim, pasi ai u përshëndet me një yll të futbollit që vuan nga e njëjta gjendje.

Joseph Tidd, i cili është një djalosh 18-muajsh nga Florida, ishte i buzëqeshur kur u përshëndet me Carson Pickett, e cila luan për Brisbane Roar në W-League të Australisë dhe Orlando Pride.

Image

Dyshja – e cila filloi miqësinë në muajin prill – janë bërë sensacion në internet pas një pamje impresionuese të takimit mes tyre, pas një ndeshje që u bë virale në rrjetet sociale.

Djaloshi takoi frymëzimin e tij Pickett – e cila gjithashtu lindi pa dorën e majtë – para se të shkonte për të përshëndetur familjen e tij.

Momenti prekës tregon përshëndetjen speciale mes të dyve, që preku zemrën e çdo kujt që pa atë foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat