I vdiq gruaja, burri me zemrën e thyer bënë thirrje ta ndihmojnë për varrimin e saj

Ndryshe

I vdiq gruaja, burri me zemrën e thyer bënë thirrje ta ndihmojnë për varrimin e saj

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 21:56
Antonio Basco

63 vjeçari, Antonio Basco tashmë po vazhdon jetën i vetëm!

Gruan e tij, Margie ai e humbi në masakren “El Paso”, e cila ndodhi më 5 gusht.

Basco  me zemër të thyer ka një kërkesë të dhimbshme.

Ai ka bërë thirrje që kushdo që mundet të marrë pjesë në funeralin e gruas së tij, pasi që ai nuk ka as edhe një familjarë tjetër për t’i kryer ritualet e fundit.

Varrimi i saj është paraparë të bëhet më datën 16 të këtij muaji, dhe shumë njerëz përmes rrjeteve sociale i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij.

Basco ka thënë se jeta pa të tashmë i ka vështirësuar çdo hapë të jetës!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat