Fshati ku lindin vetëm femra - Bota Sot
Fshati ku lindin vetëm femra

Ndryshe

Fshati ku lindin vetëm femra

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 09:57
Fshati ku lindin vetëm femra

Një skuadër zjarrfikësish e gjitha e përbërë nga femra. Është një rast i rrallë por është bërë një domosdoshmëri në kushtet kur në fshat mungojnë burrat. Kjo ndodh në një qytezë polake, Miejsce Odrzanskie, një fshat me 300 banorë, ku prej nëntë vitesh nuk lindin bebe meshkuj.

Kryebashkiaku ka vendosur edhe një çmim për nënën që do të sjellë në jetë një djalë ndërkohë që një grup shkencëtarësh po studion anomalinë e fshatit. Banorët më të moshuar kujtojnë se meshkujt kanë qenë gjithnjë të rrallë në fshat.

“Bëhet fjalë për të studiuar historinë dhe për të kontrolluar statistikat e lindjeve” shpjegon një prej kërkuesve që është angazhuar me rastin, duhet të kuptojmë nëse prindërit e vajzave janë në ndonjë mënyrë të afërm, edhe të largët, e më pas duhet të kuptojmë edhe kushtet ambjentale, vetëm kështu mund të dalim me ndonjë pistë.

Për momentin, vetëm shkencëtarët janë të shqetësuar; gratë e fshatit duken në fakt të kënaqura. Nuk kemi patur probleme, do të takojmë meshkuj në ndonjë fshat apo qytet tjetër thonë me shaka vajzat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...