Një peshkatar në Maine të SHBA-së ka kapur një karavidhe të veçantë me dy ngjyra.
Rastet kur karavidhet detare janë me dy ngjyra të tilla janë 1 në 50 milionë.
“Ngjyra e karavidhes ndahet në mes - domethënë pjesërisht e zezë dhe pjesërisht e kuqe. Modeli unik i ngjyrave ka të ngjarë për shkak të një mutacioni të rrallë gjenetik”, tha shkencëtari i peshkimit Matt Thaluhauser.
Kapiteni Daryl Danham, peshkatari që e gjeti në afërsi të Stonington, ka vendosur t’ia dhurojë gjallesën e rrallë Qendrës së Kërkimeve për Peshkim.