Adoleshentja vrau vetën pasi mësuesi e quajtë e ‘papastër’ gjatë ciklit mujor

Ndryshe

Adoleshentja vrau vetën pasi mësuesi e quajtë e ‘papastër’ gjatë ciklit mujor

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Një adoleshente në shkollë të mesme në Kenya të Afrikës Lindore ka vrarë vetën pasi që mësuesi i saj e ka quajtur të papastër përgjatë ciklit mujor.

Ajo përjetoi ciklin papritmas përgjatë orës mësimore. Lajmi kishte ardhur nga “Daily Nation” të cilët e lajmëruan rastin.

Më 6 shtator një 14 vjeçare përjetoi ciklin menstrual midis shkollës. Vajzës i ndodhi kjo krejt spontanisht dhe papritur dhe nuk kishte masë mbrojtëse, çka bëri që ajo të derdhte gjak në uniformën e saj, raporton “BuzzFeed”.

Image

Kjo nuk është diçka e pazakonshme, shumica prej vajzave në këtë vend, kur përjetojnë ciklin menstrual duhet të rrinë në shtëpi, për shkak fjalëve dhe përqeshjeve që ju behën nga moshatarët dhe mësuesit.

“Lajm i tmerrshëm” një mësues ka bërë këtë”, ka ardhur koha për edukim bazik për këtë gjë. Thoni jo turpit ndaj periodave, thuhet në foto.

Nëna e saj, ka deklaruar se mësuesi i saj e ka quajtur të ‘papastër’ çka ka bërë që vajza e saj të vjen deri në një vendim fatal, duke e vrarë vetën e saj. “Ajo nuk ka pasur asgjë për ta ndaluar gjakderdhjen” – tha nëna e saj. “Kur gjaku depërtoi edhe në rrobat e saj, asaj iu tha të dilte nga klasa dhe të rrinte jashtë”-vazhdoi ajo.

Ajo u nis për shtëpi dhe i tregoi nënës së saj, më vonë gjatë ditës e vrau veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat