Shenja “OK” me gishta të dorës tani zyrtarisht është një simbol i urrejtjes - Bota Sot
Shenja “OK” me gishta të dorës tani zyrtarisht është një simbol i urrejtjes

Ndryshe

Shenja “OK” me gishta të dorës tani zyrtarisht është një simbol i urrejtjes

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 21:17
Ilustrim

Shenja “OK” e përdorur për të treguar se gjithçka është në rregull, tani ka marrë një kuptim krejt tjetër, tani është njohur zyrtarisht si një simbol i urrejtjes.

Lidhja Anti-Shpifje (ADL) shpalli ndryshimin me 26 shtator 2019 duke shtuar simbolin në bazën e të dhënave të saj.

Simboli krijohet duke formuar një rreth me gishtin e madh dhe gishtin tregues, ndërsa tre gishtat e mbetur ngrini lart.

ADL thotë se nga një postim në 4chan pretenduan se ishte i lidhur me epërsinë e bardhë.

Postimi thuhet se kishte për qëllim t’i mashtrojë njerëzit të mendojnë se gishtat formojnë shkronjat “W” dhe “P” që do të thoshin “white power” (fuqi e bardhë).

Megjithëse kjo filloi si një shaka, shenja u miratua nda disa nacionalistë të bardhë këtë vit.

Organizata ka treguar një shembull të kësaj, kur australiani Brenton Taurant pasi vrau 51 persona në dy xhami të Zelandës së Re në fillim të këtij viti, pas arrestimit të tij ai u fotografua duke përdorur simbolin “OK”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...