7-vjeçarja qe si kafshë shtëpiake i mbanë dy gjarpërinjt e mëdhenj

Ndryshe

7-vjeçarja qe si kafshë shtëpiake i mbanë dy gjarpërinjt e mëdhenj

Më: 18 janar 2020 Në ora: 14:40
7-vjeçarja

Vetëm fakti të jesh ballë për ballë me një gjarpër, do të mjaftonte që të trembeshin njerëzit. Por një baba me të bijën po i tregojnë botës se gjarpërinjtë nuk janë një specie për t’i patur frikë.

Një 39-vjeçar nga Surrey është pronar i dy pitonëve, Sonny 6-vjeçar dhe Cher 5-vjeçar. Ed Taoka dëshiron që të ndryshojë qëndrimin e njerëzve ndaj zvarranikëve.

Ai madje në profilet e tij në rrjetet sociale, tregon sesi e ka mësuar të bijën e tij 7-vjeçare që të mos i ketë frikë dhe të qëndrojë pranë tyre. Në fotot e publikuara online shihet se si Emi luan me gjarpërinjtë, aspak e trembur nga madhësia apo rreziku i tyre.

39-vjeçari është shprehur se nuk do ta linte asnjëherë vajzën e tij të pambikëqyrur me zvarranikët, por ka shtuar se ata janë më të mirë se sa njerëzit mund ta imagjinojnë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat