Fotografia e minjve duke luftuar mes vete zgjidhet si më e mira e vitit

Ndryshe

Fotografia e minjve duke luftuar mes vete zgjidhet si më e mira e vitit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 11:53
Foto

Londra mund të jetë qytet paksa agresiv, sidomos kur bëhet fjalë për rrjetin e ngarkuar me udhëtarë të metros. Këtë si duket e ndiejnë edhe minjtë e kryeqytetit britanik.

Dy prej tyre shihen duke luftuar në atë që është përzgjedhur si fotografia më e mirë e vitit.

Fotografia është shkrepur nga Sam Rowley, i cili e fitoi çmimin “Fotografi i Vitit”. Në garën për fotografinë më të mirë votuan rreth 28 mijë persona, të cilët patën mundësi që të zgjedhin mes 25 fotografive të ndryshme.

Fotografi tha se i ka parë disa herë minjtë duke luftuar mes vete, ndoshta për shkak të ushqimit. Ai tha se minjtë e paraqitur në fotografinë e vitit luftuan vetëm një sekondë para se njëri prej tyre ta rrëmbente një thërrmijë buke dhe të ikte.

Fotografia fituese do të ekspozohet në Muzeun e Historisë Natyrore deri më 31 maj të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat