Shprehitë kaotike të gjeniut të artit - Bota Sot
Shprehitë kaotike të gjeniut të artit

Ndryshe

Shprehitë kaotike të gjeniut të artit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 19:08
Pablo Picasso

Një ekspozitë në Londër, analizon një aspekt pak të njohur të një prej artistëve më të mëdhenj të shekullit XX, Pablo Picasso. Pjesë të shkrimit të kritikes së artit Daisy Dunn.

Picasso në studion e tij në Kanë

Picasso do të kishte pak kohë për enterierët e sotëm të saktë dhe minimalistë. Ai rrethohej nga rrëmuja, duke e ditur se edhe sendet e dëmtuara e të zakonshme që njerëzit i hidhnin, do të mund të kishin interes artistik. Grumbulloi gjithçka, që nga gazetat e vjetra, mbështjellëse letrash dhe zarfe të përdorura, e deri tek kutitë e duhanit, biletat e autobusëve dhe pecetat e letrës. Kur vdiq më 1973, në moshën 91-vjeçare, kishte grumbulluar mijëra copa, një pjesë e të cilave janë shfaqur në Akademinë Mbretërore të Londrës si pjesë e një ekspozite kushtuar pasionit të tij për letrën. Treqind vepra arti dhe gjësende nga koleksioni i tij që kapin në shumë se 80 vjet, flasin sa për rrangallat aq edhe për vizionin e tij.

Autoportret (1918) me laps dhe qymyr

Studiot që Picasso i vizatoi ishin rrallë kaotike. Një nga skicat e tij përgatitore nga viti 1903, për “Jetën” – një pikturë melankolike nga Periudha e tij e Kaltër – paraqet një kanavacë të pozicionuar si duhet në këmbalec. “Studioja e skulptorit” nga viti 1931 është mjaft e rregullt. Por, fotografitë zbulojnë pamje tjetër: Picasso e pëlqente parregullsinë. Studioja e tij në Kanë ishte e mbushur me gjësende – topa letre, kuti dhe kavanoza ngjyrash që mbushnin çdo sipërfaqe, madje edhe karriget.

“Picasso njëherë tha: ‘Je çfarë ruan’”, thotë Ann Dumas, bashkë-kuratore e ekspozitës “Picasso dhe letra”. “Ishte shumë i vetëdijshëm për mbajtjen dhe regjistrimin e gjërave”.

“Violina” (1912) e punuar nga materialet e grumbulluara

I merrte gazetat dhe u përgjigjej historive të tyre duke i vizatuar me laps ose ngjyrë. Kishte pak vende ku nuk do të shkarraviste. Nëse një fletë paketimi ishte e mbuluar me ndonjë model ngjyrash ose tekst, do të vizatonte sipër; puna e tij shkrihej me shtypin derisa të dyja bëheshin mezi të dallueshme. Efekti mund të jetë shpesh komik, sikur kur e merr stilolapsin e punon te një fotografi e modeles së revistës “Vogue” duke ia zgjatur këmbët për të dalë në mënyrë joshëse nga fustani i balos.

Kolazhi “Gratë në tualetin e tyre” (1937-38) i punuar nga tapetet.

Pasi për shumë artistë kaosi nënkuptonte kreativitet, grumbujt e Picassos ishin objekte të përsosura me të cilat gjallëronte natyrat e tij të vdekura. Miku i tij, artisti Georges Braque, cilësohet si shpikës i kolazhit modern, por Picasso ishte i shpejtë të kapte çdo formë arti. Atë vit e përfundoi “Natyrën e vdekur në ulësen e karriges”, duke përdorur një cohë për ulëse të karriges. Gjenialiteti i tij ishte në gjetjen e objektit të duhur për secilën hapësirë dhe në ruajtjen e formës teksa ngatërronte planin e pikturës. Në vitin 1914, pakoja e duhanit dhe gazeta ishin ndër materialet që përdori për të krijuar kolazhin “Qelqi, shishja e verës, pakoja e duhanit, gazeta”.

Rikrijimi i vepërs së Manetit (1962)

Shumë kohë para se riciklimi të ishte shqetësim mjedisor, Picasso tregoi se ka bukuri te mbeturinat e jetës së përditshme. Askush nuk do të harrojë thonjtë e vjetër, copat e rrobave dhe telat që futi në pikturat e tij të kitarave. Picasso madje krijoi një kitarë nga kartoni, në tri dimensione.

Për shumë artistë, letra ishte thjesht një medium përgatitor, një bazë mbi të cilën shtohen idetë para se të përkthehen në kanavacë ose në bronz. Për Picasson, letra nuk ishte veç për skicim. Me veprën “Gratë në tualetin e tyre” (1937-8) demonstroi sesa efektiv mund të ishte kolazhi. Më vonë analizoi veprën “Dreka në bar” (1863) nga Edouard Manet dhe rikrijoi figurat e tij duke i hequr nga të gjitha zbukurimet dhe duke i transferuar nga kanavaca në karton. Njerëzit e tij të letrave, nga fillimi i viteve 1960, duket se rebelohen kundër pararendësve në pikturë.

“Gruaja e ulur” (Dora, 1938)

Picasso ishte gjithnjë i shkathët. Printimet e tij më të hershme që kanë mbijetuar, si “Matadori që shihet nga pas” (1900), u bë duke gdhendur dhe ngrohur bazën e një tasi druri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkathtësia ishte domosdoshmëri, ndaj Picasso priste, shqyente dhe digjte letrat në forma të reja. Materialet vështirë arrinin në Paris gjatë okupimit gjerman, por Picasso nga mbetjet në depon e tij bënte thikë e piru, një dhi, një zog, një dorezë, një varg valltarësh dhe kryesorja, serinë e kafkave të cilat gjithashtu i pikturoi. Një pecetë letre e djegur shërbeu për ta përfaqësuar qenushin e ngordhur të të dashurës së tij, Dora Maar. Nuk ishte rastësi që shumë nga këto forma të kohës së luftës, u ngjanin fantazmave.

“Koka e gruas” (1962)

Grumbujt që Picasso la pas dokumentojnë ekzistencën e tij të përditshme. Ato janë mendimet, gjysmë-mendimet, shpërqendrimet nga të cilat u rritën shumë ide të tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat