Duhet të udhëtoni patjetër? Ndiqni këto këshilla për të qenë të sigurtë

Ndryshe

Duhet të udhëtoni patjetër? Ndiqni këto këshilla për të qenë të sigurtë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 06:49
Ilustrim

Shumica e njerëzve janë izoluar dhe trafiku ajror është pakësuar në mënyrë dramatike, pork a ende njerëz që duhet të udhëtojnë. Sipas Administratës të Sigurisë së Transportit, numri i njerëzve që udhëtojnë me avion ka arritur në një nivel shumë të ulët.

Por pyetja e të gjithëve është: A është i sigurtë udhëtimi me avion?

Shumë linja ajrore kanë marrë masa paraprake për t'i mbajtur udhëtarët të sigurt që nga fillimi i distancës sociale. Njerëzit mund të sjellin ushqimin dhe pijet e tyre në bord.

Një grua që po udhëtonte për të parë nënën e saj para se të ndërronte jetë, ishte pasagjerja e vetme e aeroplanit Delta Air Lines. Pijet gjatë fluturimit ishin vetëm disa shishe uji  Edhe linjat e tjera ajrore të mëdha kanë kufizuar pijet freskuese.

Disa linja të tjera ju tregojnë se ku mund të uleni në aeroplan për të ruajtur distancën nga njëri-tjetri.

Alaksa Airlines ka mundësuar anulimin e udhëtimit nëse në avion nuk mund të ruhet një distancë e sigurtë nga njëri-tjetri. Të gjitha linjat ajrore kanë rritur nivelin e pastërtisë dhe i lejojnë pasagjerët të marrin me vete produkte pastrimi nëse kjo do t'i bënte të ndiheshin më mirë.

Aeroportet po inkurajojnë udhëtarët të ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përfshirë praktikimin e distancës sociale kur bëhet fjalë për sigurinë dhe linjat e tjera.

Këshillat zyrtare të udhëtimit përfshijnë veshjen e një maskë për fytyrën, larjen e duarve për të paktën 20 sekonda shpesh dhe qëndrimin në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë.

Nëse jeni të shqetësuar për dezinfektuesin e duarve, të gjitha aeroportet kryesore po ofrojnë produkte falas dhe Administrata e Sigurisë së Transportit ka bërë një përjashtim dhe tani po ofron një dezinfektues për duart me bazë alkooli për pasagjerët. Kufizimet më të fundit të udhëtimit në SHBA në lidhje me pandeminë e koronavirusit mund të gjenden në faqen e internetit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

CDC ju këshillon të mos udhëtoni gjatë kësaj kohe, por nëse e keni të nevojshme, udhëtimi duhet të jetë i sigurtë, duhet të ndiqni të gjitha udhëzimet dhe të kërkoni informacion para se të niseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat