I gjithë fshati suedez në shitje për 7 milionë dollarë

Ndryshe

I gjithë fshati suedez në shitje për 7 milionë dollarë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 13:19
Fshati suedez

Nëse i keni 7 milionë dollarë, ju tashmë keni një mundësi të rrallë të blini një fshat të tërë. 

I ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor, Sätra Brunn është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, i përbërë nga një kishë, një shkollë dhe një hotel.

Image
foto 1.
Image
foto 2.
Image
foto 3.
Image
foto 4.
Image
foto 5.

Ky fshat është mbajtur në një gjendje mjaft të mirë për më shumë se 30 vjet nga disa banorë.

Dhe tani ata mendojnë se ka ardhur koha që për këtë fshat të kujdeset dikush tjetër.

Përveç hotelit, kishës dhe shkollës parashkollore që edukon 40 fëmijë vendas, ekziston një qendër konferencash, një restorant dhe një banjë me një pishinë, palestër dhe saunë.

Përveç 62 hektarëve të fshatit, në ofertë përfshihen edhe 84 hektarë shtesë të peizazhit të pyllëzuar.

Tashmë janë bërë disa oferta dhe ka një interes të madh për këtë fshat.

Fshati aktualisht funksionon si një vendpushim veror për banorët e tij dhe banorët e fshatrave përreth.

Tashmë për blerjen e fshatit kanë shfaqur interesim edhe shumë kompani të huaja, që dëshirojnë ta kthejnë atë në atraksion turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat