Pastruesja profesionale zbulon hilen për të hequr njollat ​​e ashpra të tualetit

Ndryshe

Pastruesja profesionale zbulon hilen për të hequr njollat ​​e ashpra të tualetit

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:19
Foto Ilustrim

Nëse keni tualet me disa shenja të neveritshme dhe pastrimi me orë të tëra nuk ka bërë ndonjë ndryshim, duhet të përdorni gur shtufi.

Zakonisht ata përdoren për të hequr lëkurën e vdekur, veçanërisht nga këmbët tuaja, por rezulton se funksionojnë për mrekulli edhe në banjë.

Pastruesja ndau fotografi të një tualeti të tmerrshëm për grupin Tips & Tricks në Facebook, i cili ishte aq i ndyrë që ajo mendoi se pronarët do të duhej ta hidhnin.

Por, ajo përdori armën e saj sekrete, një gur shtufi, së bashku me produktet e tjera të saj për ta bërë atë të dukej mirë dhe pastër.

Duke ndarë fotografi të mrekullueshme para dhe pas, ajo tha: “Mendova se menaxheri i pasurisë do të duhej të zëvendësonte guacën e tualetit, por ajo doli e pastër duke përdorur një gur shtufi dhe një leckë”.

“Nuk u gërvisht fare, por u sigurova se ishte  elagësht gjithmonë”, tha ajo. Postimi i saj ka grumbulluar qindra pëlqime, pasi njerëzit vlerësuan aftësitë e saj të pastrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat